PD: Rama në krye të dështimit më të madh me rendin në 23 vite

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi ka bërë sot bilancin e krimit të ditëve të fundit, dhe denoncoi emërimet e të inkriminuarve dhe militantëve në Policinë e Shtetit.DeklarataMbrëmë Edi Rama shpalli luftë edhe me statistikat e Ministrit Tahiri, në përpjekje për të mbuluar të vërtetën mbi dështimin më të madh në këto 23 vite me rendin dhe sigurinë në vend.Ja kush është bilanci i javës që po mbyllet: 2 tonë marijuanë me origjinë nga Shqipëria është kapur dje në jug të Italisë. Dy të vrarë mbrëmë në Tapizë, në një atentat mafioz. Gjendet kufomë e një personi të vrarë e të torturuar në lumin e Vjosë. Vritet një biznesmen në Shkodër. Goditet me armë policia në Sarandë. Ka shpërthyer sot me tritol një makinë në Berat Atentate dhe plagosje çdo ditë. Kjo është kronika e zezë e ditëve të fundit. Kriminaliteti njeh vetëm rritje, pasiguria për jetën është shtuar.Cilat janë masat që ka ndërmarrë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit?Ja disa prej masave më të fundit: Rrustem Mazreku i përjashtuar nga policia e shtetit për falsifikim të dëftesës së shkollës së mesme, i proceduar penalisht për këtë vepër, është emëruar shef i komisariatit të Hasit.Ilir Roka, i përjashtuar nga policia për ngjarjen e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 21 qytetarë, është emëruar shef i qarkullimit në VlorëAlban Elezi i dënuar me 4 vite burg për përfshirjen në një vrasje, është emëruar së fundmi në njësinë e autostradave.Kjo është situata alarmante e rendit, dhe e degjenerimit të Policisë së Shtetit, me përfshirjen e personave të inkriminuar dhe të militantëve jo profesionistë, të cilët janë në shërbim të partisë dhe përfitimit personal, dhe jo në shërbim të interesave të qytetarëve.