Elkan ironizon Interin
Presidenti i kompanisë Exor, aksionari më i madh i Juventusit, John Elkann ka shfrytëzuar krizën e Interit për të bërë shaka në ndaj rivalëve të përbetuar të bardhezinjve, Interit.Ndërsa bardhezinjtë janë duke shkuar drejt fitores së titullit të tretë të radhazi, zikaltrit janë me probleme të mëdha dhe gjenden në vendin e pestë me shifra shumë negative deri më tani gjatë vitit 2014. Por, Elkan ka uruar që kriza e Interit të vazhdojë."Nuk e di pse nuk janë duke fituar më, por uroj që të vazhdojnë të humbin", deklaroi Elkann. Ai konfirmoi se është i lumtur me performancën e ekipit në vitet e fundit nën drejtimin e Antonio Contes."Jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë shkuar këto vitet e fundit, pavarësisht humbjes në Napoli në fundjavë. Shpresojmë të mbyllim me sukses këtë sezon. Objektivi jonë është Championsi dhe për këtë gjë me 6 maj do të prezantojmë projektin tonë".Juventus kryeson në Serie A me tetë pikë më shumë se Roma dhe është në çerekfinale të Europa League ku sonte zhvillon sfidën e parë në transfertë te Olimpik Lion.