Barcelona nuk është rasti i vetëm
Vendimi që Fifa mori pë të pezulluar merkaton e Barcelonës në dy sesionet e ardhshme nuk është i vetmi rast në historinë e futbollit, ka patur me parë edhe klube të tjera të cilët janë dënuar edhe me sanksione më të rënda.Në vitin 1985 pas tragjedisë së Haysel edhe me sugjerim nga qeveria britanike u mor vendimi për të pezulluar të gjitha klubet angleze nga kompeticionet europiane.Në Mars te viti 1991 po luhej Olymik Marsejë - Milan kur në fund të takimit një nga prozhektorët e stadiumit Velodrom ndaloi së funksionuari duke bërë që Adriano Galliani të terheqë skuadrën dhe të kerkoj fitorën në tavolinë, jo vetëm që fitorja nuk erdhi por klubi i Milanit u perjashtua nga kupat e Europës për një vit.Dy vite më vonë ishte skuadra fituese e Ligës së Kampionëve Olimiku i Marsejës i cili e pa veten ne divizionin e 2-te dhe i perjashtuar nga të gjitha kompeticionet europiane, i gjithë shkaku ishin fjalët e mbrojtësit te Vallencien Eydel i cili deklaroi se i ishin ofruar para nga drejtues të Marsejes për ti dhuruar fitoren.Ashtu si Barcelonës edhe Romës ju bllokua merkato në hyrje për një sesion, shkak u bënë problemet me transferimin e Mexes nga Auxerre tek klubi i kryeqytetit Italian.Klubi spanjoll i Malagës u perjashtua një vit më parë nga të gjitha kompeticionet kontinentale për shkak të shkeljes se Fair Play-t financiar te vendosur nga UEFA.Rasti më i fundit është ai i dy klubeve turke Fenerbahce e Besiktasi si dhe klubit ukrainas të Methalist Kharkiv të cilët u përjashtuan nga të gjitha kompeticionet europiane pasi dyshoheshin për manipulim ndeshjesh, në rasin e gjigandit të futbollit turk Fenerbahces sanksioni është edhe më i rëndë pasi dënimi do të qëndrojë në fuqi për një periudhë tre vjecare.