Reali hakmerret ndaj Dortmundit
Real Madridi ka marr hak për eleminimin në gjysmëfinalen e vitit të kaluar nga Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, duke i mposhtur me lehtësi gjermanët në ndeshjen e parë çerekfinale të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve.Ndryshe nga sezoni i shkuar kur Reali ishte një ekip disi më I dobët se verdhezinjtë këtë sezon ndodhi e kundërta dhe kjo e kushtëzuar edhe nga mung4esat e shumta në skuadrën e Jurgen Klopp.Galaktikët e nisën ndeshjen furishëm teksa që në minutën e katërt gjejnë rrugën e rrjetën me uellsjanin Garet Bejl. Pas disa minutash Ronaldo do të vendoste në provë portierin Vaidenfeler që u tregua I vëmendshëm.Goli I dytë për skuadrën e Ancelotit deri në minutën e 27-të kur Izko shënoi golin e dytë për vendasit.Spanjolli shfrytëzoi mjaftë mirë një gabim të Mikitarjan në mesfushë dhe më aps me një goditje e coi topin në rrjet. Në krahun tjetër Iker Kasijas thuajse ishte një spektator teksa ndërhyrjet e tij ishin të pakta.Deri në fundin e pjesës së parë Dortmundi do të kërkonte me ngulm, golin por nuk do ta gjente. Me fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes nuk do të kishte shumë histori. Për të vulosur hakmarrjen mendoi Ronaldo që shënoi në minutën e 57të golin e 14 në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Deri në fund galaktikët do të kishin edhe mundësi të tjera fillimisht me Benzeman dhe Gareth Bejl.Me këtë rezultat Reali pas një jave shkon e qetë në Signal Iduna Park, por me rikthimin e Levandovskit dhe disa lojtarëve tjerë, Dortmundi mund të rezervojë ndonjë befasi të pakëndshme.