Roma mund Parmen

Kërkohej një fitore për të shkurtuar diferencen me Juventusin dhe fitorja erdhi. Skuadra e Romës mundi Parmën në ndeshjen e prapa mbetur te javës së 22-te në serinë A.Garcia e nisi ndeshjen me tre sulmues, me Destron nga e majta, Tottin në qëndër dhe Gervinhon nga e djathta. Roma mori kontrollin e lojës që në momentet e para dhe në minutën e 12-te zhbllokoi rezultatin me anë të Gervinhos, kaluan vetëm 3 minuta dhe Acquah shfrytëzoi një pa kujdesi në mbrojtjen e verdhekuqëve duke barazuar rezultatin.Reagimi i skuadrës së Garcias ishte i menjëhershëm ku vetëm një minutë më pas ishte kapiteni Francesco Totti i cili fluturimthi e dergoi topin në rrjetën e Mirantes duke konfirmuar mardhënien e mirë që ai ka me portën e dukalëve, ishte goli i 20 që kapiteni i shënon Parmës në karrierën e tij.Ne filimin e pjeses se dyte ishte boshnjaku Pjanic i cili shënoi golin e 3-të për verdhekuqtë duke e bërë më të lehtë rrugën drejt fitores.Në minutën e 82-te goli i Rodrigo Taddei-t i mbylli të gjitha llogaritë e këtij takimi duke e kaluar Romën ne avantazh të tre-fishtë. I vlefshëm vetëm për statistikë goli i shënuar në fund të takimit nga sulmuesi i Parmës Biabiany.Roma ndodhet në vënd të dytë ne serinë A 8 pikë pas Juventusit kryesues, kur mbeten dhe 7 jave nga fundi dhe në mes është përballja me bardhezinjtë atëherë kryeqytetasit duhet me të drejtë të besojnë te titulli.