PSG fiton ndeshjen e parë me Chelsin
Paris Saint Germain ka mposhtu 3-1 Chelsin në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampioneve.Skuadra franceze e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme teksa do të kalonte në avantazh që në minutën e 4-të me Ezequiel Lavezzi, I cili kontrollon topin bukur dhe lëshon një të majt vdekjeprurëse në trekëndëshin e Piter Çeh.Blutë e londrës pas këtij goli do të sulmonin më shumë në portën e Sirigut por nuk do të arrinin të mposhtinin portierin Italian deri në minutën e 27-të me Eden Hazard. Belgu shënoi nga pika e bardhë e fituar fal një faulli Brenda zonës të Tiago Silvës ndaj Oskar. Në fundin e pjesës së parë Hazard do të godiste edhe shtyllën duke mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë.Në fraksionin e dytë skuadra e Laurent Blancit u hodh e gjitha në kërkim të golit të avantazhit. Për të realizuar dicka të tillë do të mendonte David Luiz që në minutën e 62-të shënoi golin që e kërkonte me ngulm gjatë pjesës së parë, por braziliani shënoi në portën e gabuar. Pas harkimit të Lavecit a e shtyhu në portën e tij.Francëzt ju gëzuan shumë këtij goli por u trishtuan kur pikërisht i njëjti lojtar i Chelseat bëri që të dëmtohet Ibrahimovic që mund të mungoj në takimin e kthimit së bashku me Verratin që gjithashtu pësoi një dëmtim. Deri në fund të ndeshjes rastet do të ishin me pikatore por shifrat e ndeshjes do të ndryshonin në minutën e fundit shtesë me Javier Pastoren.Mesfushori francez bën gjithcka mirë në mbrojtjen e angleze dhe lëshon një të majtë që nuk frenohet nga Çeh. Skuadra e Jose Mourinhos për të kaluar në gjysmëfinale duhet të fitoj me të paktën dy gola avantazh në takimin tjetër. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Stamfford Bridge.