Pepe: Do të më përjashtonin nëse do të bëja si Buskets
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe e ka quajtur Sergio Busquetsin një gënjeshtar dhe tha se ai do të përjashtohej nga klubi nëse do të kishte shkelur në kokën e tij ashtu siç bëri mesfushori i Barcelonës.Fotografia pas El Clasicos së fundit në mars tregojnë mbrojtësin portugez të shtrirë në tokë i shkelur në kokë nga Busquets. Futbollisti I klubit katalanas ka mohuar të ketë prekur portugezin pavarësisht fotografisë, por Pepe mendon ndryshe."Askush nuk është aq i çmendur, ka fotografi që e tregojnë atë që ndodhi", deklaroi Pepe pas fitores 3:0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve."Dikush me vlera njerëzore duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë kur duhet të kërkojë falje. Nëse do të isha unë në vend të Busquetsit, atëherë nuk do të luaja më për Real Madridin. Kjo është ajo që e duan shumë njerësz të më shohin jashtë klubit".Me tej ai shtoi se urrehet nga shumë njerëz në Spanjë:"Nëse do ta kisha bërë unë, njerëzit nuk do të më dëshironin më në Spanjë. Kam epitetin e vrasësit dhe do të më përjashtonin. Por, këto gjëra ndodhin në futboll, por jam i lumtur në Madrid" - përfundoi intervistën e tij për mediat spanjollë mbrojtësi i merengues.