Fier, largimi i kioskave nga bulevardi, nis monitorimi dhe kontrolli i dokumentacioneve

Kioskat pa leje të cilat  kanë zaptuar trotuaret nuk do të jenë më pjesë e qytetit të Fierit. Aksioni i ndërmarrë nga  Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në bashkërendim me bashkinë e qytetit dhe policinë bashkiake, filloi kontrollin e të gjithë dokumentacionit që disponojnë subjektet private përgjatë bulevardin kryesor.Kreu i INUK për Fierin, Ferdinand Muskaj, tha se subjekteve po u jepet njoftimi dhe koha e mjaftueshme para se të fillojnë prishjen e tyre, ndërsa janë në shqyrtim dokumentacionet e objekteve përgjatë lumit Gjanica.Aksioni i INUK do të vijojë me prishjen e të gjitha objekteve që kanë zënë hapësirat publike në qytetin e Fierit duke i  kthyer ato në normalitet dhe në shërbim të qytetarëve.