Ndryshimi i taksave frenon biznesin, Dhoma e Fasonëve: S'kemi marrë objekte me 1 euro

Fasonët ende nuk kanë asnjë informacion në lidhje me ambjentet shtetërore që do ti jepen me 1 euro për metër katror.Kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, deklaron se ata janë njohur me anë të mediave për subjekete që do tu vihen në dispozicion, por ende nuk kanë marrë asgjë zyrtarisht.Gjika deklaron se është e nevojsme që këto ambjente të jenë pranë zonave të banuara.Kreu i Dhomës së Fasonistëve ngre shqetësimin e trembjes së investitorëve të huaj për shkak të ndryshimit të shpeshtë të taksave.Përsa i përket paketës së re që do ti vijë në ndihmë këtij sektori, Gjika shpjegon se janë dy versione njëra e dorëzuar nga vetë fasonistët dhe tjetra e përgatitur nga qeveria. Midis tyre do të zgjidhet edhe version përfundimtar,i cili mund të hyj në fuqi në korrik.