Policia ukrainase vrau dhjetra protestues, kërkohet arrestimi i 12 oficerëve të forcave speciale
Policia speciale e Ukrainës ka vrarë dhjetëra protestues antiqeveritarë në Kiev gjatë muajit shkurt. Ky është përfundimi i një hetimi fillestar të qeverisë aktuale në Ukrainë.Ministri i Brendshëm Arsen Avakov u tha gazetarëve se 12 pjesëtarë të policies në Berkut kanë qëlluar me snajper ndaj protestuesve, dhe tre prej tyre janë arrestuar. Hetimi është përqëndruar në trazirat e ashpra të Kievit, ku 76 persona kanë humbur jetën në periudhën 18-20 shkurt. Protestat e ashpra dhe me viktima çuan në rrëzimin e presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç.Në një konferencë për shtyp, zoti Avakov prezantoi rezultatet fillestare të hetimit për të shtënat masive që tronditën Ukrainën dhe botën.Shumica e demonstruesve janë vrarë në sheshin “Pavarësia”, i njohur gjerësisht si meidan. Avakov dha detaje për një episod të veçantë, ku ai tha se hetimi kishte vërtetuar se tetë prej të vrarëve u goditën nga plumbat e të njëjtit mitraloz. Ai ka identifikuar Majorin Dmytro Sadovnyk si komandant i një njësie të dyshuar për të shtënat që kanë vrarë të paktën 17 protestues.Ministri i brendshëm gjithashtu tregoi edhe fotografi që ilustronin snajperët e policisë duke qëlluar nga turma e protestuesve. Ndërkohë, shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës Valentyn Nalyvaychenko tha se Shërbimi Federal i Sigurimit rus kishte qenë i përfshirë në operacionet e planifikimit kundër protestuesve. Ai shtoi se FSB kishte dërguar " ton "eksplozivësh dhe armë në Ukrainë. Autoritetet ukrainase deklaruan gjithashtu se vrasjet e protestuesve u zhvilluan " nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Janukoviç. Por ish presidenti i Ukrainës, i cili tashmë ndodhet në Rusi, i ka mohuar në mënyrë të përsëritur të gjitha akuzat.