Shkopeti i izoluar vetëm për një urë, situatë alarmante për reth 2000 banorë të zonës

Mungesa e një ure e cila do të mundësonte kalimin e mjeteve bujqësore drejt fshatit Shkopet të Kurbinit, ka detyruar banorët e saj t`i rikthehen punimit të tokave me parmendë.Ata shprehen se kjo situatë është prezente prej vitesh,ndërsa deri më sot nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e të vetmes urë lidhëse, e cila ndodhet mbi rrjedhen e lumit Mat. Fshati Shkopet, është një zonë malore dhe bujqësia është nga të paktat mundësi jetese.Kjo zonë regjistron rreth 2000 banorë, të cilët janë totalisht të izoluar, ndërsa kalimi i tyre nga njëra anë e lumit në tjetrën, për më tepër se 4 vite nuk mundëson qarkullimin e asnjë automjeti.E ndërtuar vite më parë si pasojë e erozionit por edhe faktorit kohë ura e vetme e cila ka qënë në shërbim të këtij komuniteti ka dalë jashtë funksionit duke izoluar banorët e zonës.