Qeveria merr 330 mln euro kredi, mazhoranca voton pro, opozita ikën

Pas më shumë se 10 orësh debate Kuvendi miratoi marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për marrjen në kushte mjaft të favorshme një kredi prej 330 milionë euro.Kryeministri, Edi Rama, dhe shumica e majtë mbrojtën kredinë, duke deklaruar se falë saj garantohet rritja ekonomike dhe mbyllet gropa financiare e krijuar për shkak të borxheve të trashëguara nga qeveria Berisha.Por për demokratët, huaja do të çojë vendin drejt falimentit dhe do të detyrojë shqiptarët të paguajnë 12 taksa të reja.Maratona e diskutimeve nga opozita u mbyll nga ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili pasi renditi të gjitha pasojat negative që do sjellin kushtet e FMN-së, tha se opozita nuk mund të bëhet palë e rrënimit që do u shkaktohet shqiptarëve.Marrëveshja me anë të së cilës Shqipëria do të marrë 330 milion euro kredi, me një normë interesi prej 1.13%, u miratua vetëm me 76 votat pro të mazhorancës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.Marrëveshja, Rama: Garanton rritje ekonomike; Berisha: Skenar PapandreuKryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se marrëveshja me FMN është e kushtëzuar. Rama tha se kjo marrëveshje jo vetëm nuk parashikon masa shtrënguese, por garanton rritje ekonomike. Shefi i qeverisë nuk i ka kursyer dhe një batudë paraardhësit për fshehtësinë e marrëveshjes.“Erdha tu përcelll disa mesazhe të qarta lidhur me marrëveshjen që sot mer miratimin e parlamentit pas një proçesi intensiv konsultimi me FMN dhe pas vendosjes së një sërë objektivash që jemi të sigurtë që jo vetëm do ti arrijmë, por përbëjnë kapërcim strukturor mbi ekonominë dhe jetën e vendit në terësi. Jemi krenarë për marrëveshjen me FMN, atë e thirrëm ne dhe nuk na e solli në derë humnera përpara së cilës ishim, ishte koha për ti kthyer vendit tonë dinjitetin e rrënuar. Është pak, por e sigurt që kjo marrëveshje është marrëveshje që garanton rritje ekonomike, marrëveshje që nuk bazohet në masa shtrënguese, marrëveshje për të cilën kemi marrë jo vetëm mbështetjen e plotë të bordit, por dhe përgëzime nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sesi mund të bëjë marrëveshje të fshehtë me FMN këtë mund ta thonë vetëm ata që bëjnë marrëveshje me Suden dhe Vehbiun. Kishim një mal me borxhe të fshehura, plot 720 mln dollarë. Një borxh i cili praktikisht kishte futur gjithë ekonominë në një lak që shtrëngohej dita-ditës, duke bërë që gjithë projektet të mbeteshin rrugëve, duke bërë që bankat të alarmoheshin përballë rritjes së kredive të këqia dhe të ndalojnë së kredituari ekonominë.Ne me përgjeshmëri i njohëm, i regjistruam dhe morëm përsipër të paguajmë borxhet, duke i legalizuiar njësoj siç legalizohet një ndërtim pa leje, duke marrë përsipër përgjegjësitë mbi sipërmarrjen. Borxhe nga të katër anët dhe sot falë kësaj marrëveshje kemi hyrë në një fazë të re, shlyerjes së borxheve, ashtu siç ekonomia do fillojë të ngrihet. Dhe këtë vit do kemi rritje ekonomike, pasi e morëm vendin me minus, katrahurë financiare dhe rrëmujë të pashembullt” tha Rama.Kryeministri hodhi poshtë edhe  pretendimet e opozitës për ulje pagash e pensionesh, sikundër shtoi se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon rritje të faturës së energjisë elektrike për familjarët.“Marrëveshja jo vetëm nuk ka qenë e fshehtë, por gjithçka thuhet për ulje pagash e pensionesh është pjellë e një fantazie që lidhet me pamundësinë e votës së 23 qershorit, pamundësinë për të gjetur rrugën e për tu ulur në tokë, e për të kontribuar për vendin. Ne mund t ishim gjendur në këto kushte nëse nuk ishim angazhuar për të bërë këto reforma që nuk janë bërë në 20 vjet. Ne që në momentin e parë të qeverisjes mbajtëm zotimin tonë, uljen e taksavepër 95% të shqiptarëve, 97% u bë. Ajo çka ne shohim sot në rezultatet më të para të administrimit bën që FMN jo vetëm të mos ketë asnjë shenjë pesimizmi, por të ndjehej jashtëzakonisht i inkurajuar. Sot pas tre muaj të një viti të ri që ka filluar me ritmin e ri të rimëkëmbjes ekonomike, dogana ka realizuar objektivin me mbi 100% në muaj, duke mbledhur 320 mln dollarë. Në mars 2014 janë mbledhur 22 mln dollarë më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë. Në këtë tre mujor 35 mln dollarë më shumë.Energjia, ka një propagandë shumë të madhe që do ketë rritje të faturës për familjarët. Ne ketu do jemi dhe do diskutojmë besoj në vjeshtën e ardhshme për buxhetin e ri dhe do bëjmë një analizë për vitin dhe aty pastaj le t’i ballafaqojmë faturat e energjisë. Ndryshimi midis nesh është ky, që ne mbajmë përgjegjësi për ato që themi, dhe nëse ne ndonjë rast nuk arrijmë dot të jemi aty ku themi nuk e kemi aspak të vështirë ta pranojmë. Ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mbajtje përgjegjësie për broçkullat që thuhet sa herë mblidhet ky parlament nga ata që ishin këtu ku jemi ne sot.Nuk do të ketë taksa të reja dhe as rritje taksash, në një vit kur kemi tërësisht nën kontroll të ardhurat. Kemi të ardhura mbi planin qoftë në tatime, qoftë në dogana, në një vit kur ekonomia do të performojë si një ekonomi që rifillon të rritet dhe në një vit kur ne do ti bëjmë reformat për të cilat jemi angazhuar”- vijoi Rama.Reforma e pensioneve do bëhet, do zbatohet progresivitetiEdhe reformën e pensioneve padyshim që do ta bëjmë; është e munguar prej 20 e kusur vjetësh. Ne nuk mund të bëjmë sikur mund të presë dhe t’ia lëmë pastaj në kurriz, të ardhmes. Do ta bëjmë reformën, por jo ashtu siç kujtoni dhe propagandoni ju e fatkeqësisht, edhe ashtu si mendoni ju, sepse e vetmja gjë që mendoni ju është se për reformë do të duhet të rrisësh moshën. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe në pensionet, ne do të zbatojmë progresivitetin dhe ata që janë në pension nuk do ndiejnë asnjë lloj peshe, sepse atë do ta mbajnë ata që punojnë dhe duhet të përgatiten të dalin më vonë në pension.Unifikuam kodin doganor me atë të BE, nga 1 janari 2015 hyn në fuqiKemi marrë përsipër një sfidë që nuk na e ka këkruar askush, që është futja në Shqipëri e kodit të ri doganor të BE. Është sfidëe madhe se është kod terësisht demokratik dhe kërkon një adminsitratë shumë herë më të aftë dhe shumë herë më të gatshme për të garantuar të ardhurat personalisht dhe jo me dhunë ndaj biznesit. Me 1 janar 2015 do fusim në fuqi kodin e ri doganor. Të gjithë importuesit dhe eksportuesit që kalojnë doganën shqiptare do kenë të njëjtat rregulla si në BE. Kemi filluar një proçes trajnimi për adminsitatën dhe brenda qershorit do kemi të dhëna shumë të qarta. Ka ende shumë për të bërë, por ne jemi pikë për pikë brenda planit tonë të veprimit dhe këtë e them me vërtetësinë më të plotë. S’ka asnjë reformë që të jetë jashtë kalendarit tonë të paracaktuar, ska asnjë pjesë të programit që të jetë e vonuar.Legalizimet falas, realitet brenda katër viteveSiç filluam proçesin e legalizimeve falas, do e bëjmë realitet në katër vitet e ardhshme. Sigurisht që falas, se flasim për legalizim, do të thotë kalimi nga një situatë kur shtëpia nuk quhet e jotja se ske dokument që e provon, në një situatë ku ke dokumentin hipotekor. Nuk do ndalojmë askënd në process, duke kërkuar medeomos paratë. I gëzofshi shtëpitë tuaja, është një thirrje e të parëve në drejtim të të dytëve. Ky është një projekt që do vijë në parlament në javët në vijim dhe do e diskutojmë . Ne nuk presim të vini tek alternativa jonë, por një gjë është e sigurt, kursejani publikut dhe flamurit të PD shprehjen që ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në 23 qershor dhe s’kemi kuptuar votën e 23 qershorit. Ne ju presim në realitetin shumë të vështirë tonin dhe të trashëguar nga ju, por ku do bëjmë realitet të gjitha premtimet tona, padyshim edhe shëndetësinë falas, pasi me moshë do kemi të gjithë nevojë.Nga ana tjetër ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, akuzoi Ramën se po e çon vendin në krizë, siç bëri Papandreu me Greqinë.“Jemi në një seancë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët shqiptar, ku partia në pushtet e cila 8 vite është qepur ditë e natë kundër borxhit, voton sot marrjen e një borxhi me jo një apo dy, por me 21 kushte. Historiku është tërësisht skenari i Papandreut, i cili nisi në fundin e verës, u duk i qartë ku ekspert të shquar botëror i thanë kryetarit të PS se me këto që thua shanset e dështimet i ke 95%.“Historia e skenarit grek në Shqipëri është më i dhimbshëm, pasi bazohet tek iluzioni. Në të gjitha konferencat për Shqipërinë ka pasur një konfirmim unanim; Ekonomia nuk ra në recension. Në ekonomi kriza s’ka recension. Kriza është recension. Ekonomia shqiptare ishte nga ato ekonomi më të pakta që i rezistojë krizës, jo vetëm ruajti rritjen, por gjenerojë të ardhurat ndër vite. U dyshifuan të ardhurat, u ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, 720 ujësjellës-kanalizime. Mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale, rroga mesatare u rrit në 270-520 mijë lekë. Shqipëria ndehu krizën padyshim. Reminitancat ranë dhe u kthyen shumë emigrantë. Në vend që të kërkonit forcimin e rritjes së të ardhurave, apo të kalonit në 108 për qind zbritët pritshmëritë”-shtoj më tej Berisha në seancën plenare” tha ai.Sipas Berishës qeveria jo vetëm nuk luftoi borxhin dhe varfërinë, por i shndërroi financat shqiptare në piramidë të tmerrshme.“Borxhi fluturoj nga 62 në 75 për qind. Viti 2015 ose do ketë një gërshërë tek rrogat dhe pensionet ose do falimentoni për të paguar borxhin. Ju nuk e paguani dot borxhin, këto janë shenjat. Pse FMN për 330 milion euro ka pranuar këto kushte?! Jua ka shkruajtur Sali Berisha këto pika apo vetë FMN?!”- tha Berisha.Ish-kryeministri Berisha tha se opozita është e gatshme të votojë pro marrëveshjes, në rast se mazhoranca pranon amendamentet e propozuara prej saj.“Ju këshilloj ose të pranoni amendamente tona që i garantojë shqiptarët se nuk do të ritet mosha e pensioneve, nuk do vendoset taksë mbi rrugët, nuk do vendoset taksë mbi shitjet tokën në ndërtime, janë të gjitha në marrëveshje këto. Pranoni amendamentet tona dhe ne të votojmë kredinë. Megjithëse me zemër të thyer. Do thellohet kriza në mënyrë të jashtëzakonshme, do të godasin bizneset, fuqinë blerëse të shqiptarëve, sipas INSTAT keni rritur papunësinë në 17.7% nga 12.8% që ishte. Shqiptarët po varfërohen në mënyrë të përditshme. Kthehuni me fytyrë nga qytetarët"deklaroi ai.Replika për huanë me FMN, Cani: Nuk gënjej si ti; Berisha: Horr i vogëlMinistri i Financave Shkëlqim Cani dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika mes tyre për huanë nga FMN. Ministri Cani e cilësoi huanë ekstremisht më të mirë nga ato që ka marrë qeveria e kaluar.Ai akuzoi opozitën se po spekulon mbi marrëveshjen, duke terrorizuar me pa të drejtë shqiptarët. Ministri gjithashtu theksoi se marrëveshja me FMN nuk dikton asnjë kusht mbi qeverinë për ulje pagash dhe pensionesh, apo për rritje taksash.“Nuk ka marrëveshje për këtë hua dhe kërkojmë që në bazë të nenit 126 miratimin e Kuvendit për huanë me FMN. Është në dorën tuaj të çmoni nëse doni apo s’doni të njihni instrumentat e rinj që dalin në skenë. Dhe jemi ndër shtetet e para që për po përdorim këtë instrument të ri, nuk ka fshehtësi, nuk ka terr, ju kemi dhënë dokumente shumë më tepër nga çfarë kërkon huaja për të qenë trasnparente, për tu lënë të qetë në mendimin dhe gjykimin tuaj, është e drejta juaj të spekuloni apo jo me të. Mos terrorizoni më kot shqiptarët, ata e kutptojnë shumë herë më mirë nga ne se për çfarë bëhet fjalë. Nuk do të rriten taksa, nuk do ulen pagat dhe pensionet, në të kundërt që me 1 janar 2014 indirekt dhe direkt secili shqiptar që bën pjesë në 97% të atyre që ne premtuam kanë futur në xhepin e tyre shtesë në pagën e tyre. Kushtet e huasë nuk janë më të mirat, janë 7 herë më të mira nga kushtet e huasë që ju keni marrë, nuk quhen të mira po ekstremisht më të mira. Ndërkaq borxhet tuaja të fshehura kriminalisht që keni lënë do paguhen nga kjo hua, janë paguar 120 mln dollarë deri tani. Doni apo nuk doni ju është e drejta juaj të gjykoni. Së gjashti do merret me këtë hua në 36 muaj me 9 keste do merren 330 mln euro, por kjo paketë shoqërohet me një tjetër paketë, me hua nga BB dhe grande nga BE, sëbashku në 3 vite bëhet fjalë për 1 miliard euro. Por ne nuk e bazojmë ekonominë vetëm në hua si ju, por tek ekonomia shqiptare që duam ta ngrejmë dhe po bëjmë çmos për ta rigjallëruar. Qeveria nuk është e vërtetë se ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave, si të doni ju jap shifra. Ne kemi realizuar në 6 muaj qeverisje, 150 mln dollarë më shumë se ju në kohën përkatëse, nëse kjo ju duket mosrealizim është e drejta juaj të bëni çtë doni. Sot në emër të qeverisë paraqes në Kuvend për miratim projektiligjin për miratim për huanë 350 mln euro për mbështetje buxhetore. Parlamenti jo në pak raste ka miratuar hua, kjo është e veçantë se nuk ka marrëveshje paraprake me FMN, për pasojë themi me siguri se termat e marrëveshjes janë shume herë më të mirë dhe të favorshëm nga ato që jeni mësuar të merrni deri tani. Unë nuk gënjej si ju. Drejtësia vonon pak por nuk harron, prandaj secilit do ja japë vendin që meriton se dhe këtë detyrë kemi ne”” u shpreh ai.Për replikë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe pse ishte regjistruar për të diskutuar më vonë nuk ka kursyer batudat mbi Ministrin Cani për vjedhjen e thesarit. Berisha akuzoi qeverinë se po rrokullis ekonominë e vendit, duke u vënë lakin në fyt qytetarëve shqiptarë.“Nuk dola ti përgjigjem zotërisë, se më erdhi në mend një frazë, “një qyqar me një gomar vjedh një thesar, s’kemi çti themi zotërisë, pastaj i kuptojmë se bosi i tij përdori të gjithë fjalorin e paimagjinueshëm për një zyrtar vetëm i tmerruar nga kjo marrëveshje. Për pozicionin që ka i takon të jetë një kryehorr, kurse ky është një horr i vogël. Këto desha të them për këta zotërinjtë që kanë frikë e tmerr nga marrëveshja.Por duhet të kesh zbrazëtinë morale të tyrr që të përpiqesh të fshehësh me sharje ordineri kushtet e rënda, rezultat i mosbesimit të Fondit për realizimin tuaj. Deklarojnë se kanë mbledhur 150 mln, nga 400 të parashikuara kanë mbledhur vetëm 8 mln. Për të njëjtën periudhë krahasuar me muajt e fundit të qeverisë demokratike kanë paguar 2 mln dollarë më pak TVSH, u ka paguar bizneseve 140 mln dollarë më shumë. Doni tu jap realizimin e akcizave, shihni si ka rënë me 60% çdoganimi i pijeve alkoolike, me 90% çdoganimi i produkteve të tjera, shihni si po rrokulliseni dhe këtë do ta kompensoni me rritjen e 12 taksave dhe besoni se shqiptarët do besojnë mashtrime të tilla. Besoni se shqiptarët do ju trokasin, se çdo biletë udhëtimi do ta tatoni, do u zgjasni pensionin në 67 vite. Kjo marrëveshje përbën rëndë dëmin më të madh në 23 vite mbi qytetarët shqiptarë, marrëveshjen e mosbesimit total ndaj jush” u shpreh Berisha.Më shumëSherr në Kuvend për foltoren, Dule-Halimit: Largohuni mentalitetit të zaptimit. VIDEOTahiri: Sigurime për të gjithë policët