Farmacistët kërkojnë sqarim nga Ministria: Nuk heqim TVSH për barnat gjendje
2 urdhëra të ndryshëm, ajo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo e Ministrisë së Financave që mban datën 17 mars 2014 kanë krijuar një situatë shqetësuese tek pacientët dhe tek shërbimi farmaceutik.Urdhëri i Ministrisë së Financave thotë se barnat e importuara në vend të pajisura me pullën me TVSH që rezultojnë gjendje deri në datën 1 prill do të shiten me çmimin që kanë me TVSH.Për këtë arsye, Urdhëri i Farmacistëve bën të ditur se janë të detyruar që farmacistët stogjet ti shesin me çmimin e TVSH dhe vetëm furnizimet e barnave pas 1 prillit do të shiten pa TVSH.Diana Toma, President i Urdhërit të Farmacistëve thotë se një farmacist rrezikon gjoba apo masa të tjera administrative nësë shitet një ilaç me TVSH, ndërkohë që në anën tjetër një farmacist nuk e ka të mundur të bëjë vetëm ndryshimin e pullës.Në këto kushte, Urdhëri i Farmacistëve kërkon edhe edhe një herë sqarim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave sesi do të proçedohet, sepse mospërputhje të çmimeve ka patur edhe për listën e barnave të rimbursueshme.