Vrasja misterioze, zbulohet në Vjosë kufoma e lidhur me rrjetë teli VIDEO

Një 40-vjeçar është gjetur i vrarë mesditën e sotme në ujërat e lumit Vjosa.Kufoma e seksit mashkull, është gjetur buzë lumit Vjosa, poshtë urës së Poçemit në Mallakastër.Viktima është gjetur nga një banor i zonës i cili ka lajmëruar policinë e cila pasi ka arritur në vendngjarje ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.Sipas policisë, kufoma është gjetur e lidhur me dy fije balestre, që të mund të qëndronte nën ujë. Dyshohet se 40-vjeçari  është qëlluar në kokë, është lidhur dhe më pas është hedhur në lumë për të humbur gjurmët e krimit.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e 40-vjeçarit. Dyshohet se viktima është shtetasi me inicialet R.N nga Vlora, dhe identifikimi pritet të bëhet nga një grua e cila  ka bërë kallëzim për zhdukjen e bashkëshortit të saj që nga 26 marsi.