Kujdesi shëndetësor për RENEA-n, Tahiri: Sigurime për të gjithë policët
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka premtuar nga salla e Kuvendit se pas mbulimit të sigurimeve shëndetësore për forcat speciale, qeveria do të garantojë sigurime për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit.Ndërsa shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës gjatë diskutimit të projektligjit "Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit", Tahiri theksoi se ky ligj përmbush premtimet e qeverisë.“Do të doja që gjatë diskutimit të këtij ligji të ishin prezent edhe deputetët e opozitës për të mbështetur një projektligj shumë të rëndësishëm që Kuvendi do ti japë policisë së shtetit dhe forcave speciale, sikurdër do të doja që opozita të mbështeste të gjitha aktet që mbështesin policinë e shtetit përtej retorikave politike. Ky projekt ligji shënon përmbushjen e angazhimit të qeverisë dhe programit të saj elektoral dhe qeverisës. Në vazhdën e përmbushjes së angazhimeve, qeveria u angazhuar edhe për rritjen e pagave të punonjësve të policisë së shtetit dhe qeveria miratoi rritjen e pagave të paktën me 25 përqind të punonjësve të policisë, rritja më e madhe në këto 23 vitet e fundit” tha Tahiri.Ai shtoi se qeveria së shpejti do të garantojë sigurime shëndetësore për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit dhe jo për një kategori të caktuar.“Është kërkuar në komisione që me këtë sigurim të shtohet vlera dhe të mbulohen të gjithë punonjësit e policisë së shtetit. Ata që ishin në pushtet dje mund t’i kishin bërë vet, por sot na i kërkojnë ne. Dhe kemi një përgjigje: Këtë skemë që sot e miratojmë me këtë projektligj, do ta zgjerojmë me kuadrin e ri ligjor për të gjithë punonjësit e policisë. Qeveria sot merr përsipër për të paguar sigurimin shëndetësor të forcave speciale, nesër për të gjithë” tha Tahiri.Më shumëReplika për huanë me FMN, Cani: Nuk gënjej si ti; Berisha: Horr i vogël.Sherr në Kuvend për foltoren, Dule-Halimit: Largohuni mentalitetit të zaptimit. VIDEO