Tronditet politika greke, nisin hetimet për videon Kasidiaris
Politika greke është tronditur pas publikimit të një video në parlament, nga zëvëndëskryetari i Partise ekstremiste Agimi i Artë. Në video paraqitet biseda e Sekretarit të përgjithshëm të këshillit të Ministrave Panajotis Baltakos, i cili thotë se pas goditjes në gjyqësor fshihet qeveria.Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe dorëheqja e Baltakos me kërkesë të kryeminstrit Samaras. Sot kryeprokurori Panajota Fakou ka urdhëruar një hetim urgjent të videokasetës së paraqitur në parlament nga Agimi i Artë. Ish Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë Baltakos do të thirret për të dëshmuar në mënyrë që të qartësojë, nëse ai ka qenë i ndërgjegjshëm për këtë bisedë, kur dhe në çfarë rrethanash gjithashtu është zhvilluar biseda me Kasidiaris. Panajotis Baltakos thuhet se është xhiruar vjeshtën e kaluar gjatë një takimi në parlamentin grek me deputetin e partisë ultranacionaliste Agimi i Artë. Sipas politikanit Ilias Kasidiaris, video tregon se hetimi i aktiviteteve të partisë ishte i motivuar politikisht . Policia është duke hetuar nëse Agimi i Artë ishte i lidhur me një seri sulmesh të dhunshme duke përfshirë të paktën një vrasje.''Nuk ka pasur ndërhyrje politike në gjyqësor. Nëse do të kishte patur, Kasidiaris dhe kolegët e tij të partisë nuk do të ishin liruar në pritje të gjykimit të tyre", tha Ministri i Drejtësisë Charalambos Athanasiou.Kurse Ministri i rendit, Nikos Dendias, i cilësoi si shpërthime fantazie të sëmurë të gjitha akuzat që i refererohen videos në fjalë.Më herët, kryeministri Samaras, duke dalë nga selia e Demokracisë së Re, deklaroi se "nuk kam dijeni për këtë çështje, por nëse është e vërtetë, z.Baltakos nuk ka vend në qeveri", tha ai.Disa figura kryesorë të Agimit të Artë ndodhen në paraburgim. Gjithashtu të mërkurën parlamenti votoi për të hequr imunitetin pesë prej deputetëve të kesaj partie, duke hapur rrugën për më shumë kallëzime penale.