Sherr në Kuvend për foltoren, Dule-Halimit: Largohuni mentalitetit të zaptimit. VIDEO
Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me debate sa i përket marrjes së huasë prej 330.9 milionë eurosh nga FMN-ja.Opozita ka kundërshtuar ashpër huanë që qeveria shqiptare do të marrë nga FMN-ja ndërsa ka theksuar se marrëveshja është jo transparente dhe në dëm të shqiptarëve.Situata është tensionuar kur deputeti demokrat Eduard Halimi kërkoi fjalën ndërsa nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule ia dha ministrit të financave Shkëlqim Cani."Zoti Halimi nuk e keni ju fjalën. Fjalën e ka ministri i financave Shkëlqim Cani. Ju lutem shumë fjalën mund ta marrësh pasi të mbarojë ministri sipas rregullores. Zoti halimi fjala nuk merret në emër të grupit pasi fjala i është dhënë një kolegu. Kjo nuk është procedurë parlamentare. Duhet të largoheni nga podiumi i Kuvendit. Podiumi i Kuvendit jepet nuk zaptohet. Largohuni mentalitetit të zaptimit.Kërkoni artificialisht të tensiononi zhvillimin e seancës. Nuk keni arsye që të gjendeni në këtë moment në podium. Fjala i është dhënë zotit Cani" i është drejtuar Dule deputetit Halimi.Pas debateve, Dule vendosi që të shtyjë për 10 minuta seancën plenare ndërsa në rinisje të seancës fjalën e mori deputeti, Eduard Halimi, i cili kërkoi drejtuesit te seances te respektoje rregulloren e parlamentit per ti dhënë kohen e mjaftueshme opozites per diskutim.“Nuk ka gjë më të rëndësishme në parlament sesa respektimi një më një i rregullores, respetimi i të drejtës së opozitës për të dhënë fjalën. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që drejtuesi i grupit parlamentar të opozitës të ketë kërkuar fjalën dhe ti merret.Pavarësisht çdo urdhëri që mund të keni marrë për të zëvendësuar njërin apo tjetrin, çdo njeri kur hypën në atë karrige betohet për Kushtetutën dhe për rregulloren, ndonjëherë dhe për ungjill, po spo merrem me të. Ndaj dhe zoti drejtues i seancës po ju flas për Kushetutën. Ne sot po diskutojmë marrjen e huasë së qeverisë të 350 mln dollarëve, Kushtetuta thotë se qeveria mund të marrë përsipër detyrime financiare vetëm me ligj, me marrëveshje.S’mund të ngrihet një Kryeministër dhe të shkojë të marrë ca hua.Kjo marrëveshje sipas nenit 121 të Kushtetutës që marrëveshja dueht të vijë në parlament, se po nuk erdhi nuk hyn në fuqi. Neni 121 thotë se marrja përsipër e detyrimeve financiare në emër të republikës së Shqipërisë bëhet me marrëveshje, nëse merret me marrëveshje kombëtare merr hua në bankat e vendit dhe po u mor me marrëveshje ndërkomëbtare hyn tek neni 128 i rregullores që thotë se koha që duhet të diskutojë një deputet është 20 minuta. Nëse ju drejtues i seancës keni marrë përsipër të hypni në karrige për të shkelur Kushtetutën ok, por opozita ka të drejtën të flasë 20 minuta. Nëse jeni të mërzitur që opozita do flasë gjatë, këtë hall opozita nuk ua zgjidh dot. Nëse thoni ju se do kthehemi sërish se nuk kemi bërë marrëveshje, e kemi diskutuar në parim si puna e armëve kimike na e thoni, por projektiligji i sotëm ka titullin “për miratimine një marrëveshje”, ndaj zoti kryetar jepni kohë çdo deputeti të opozutës atë që nuk e jepni ju nga xhepi, por Kushtetuta dhe rregullorja” tha ai.Huaja me FMN, Halimi: Kërkojmë transparencëNë fillim të seancës deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në gijotinën e ligjit."Prej datës 20 shkurt opozita ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm me parlamentin pasi ajo që ndodhi në 20 shkurt duke zaptuar funksionimin e institucionit që kontroll deklarimin e pasurisë së qeverisë ishte një nga aktet më antikushtetuese të kryeara. Parlamenti është vendi ku kushtetuta dhe ligji duhet të respektohet ligji por ai është kthyer në gijotinën e ligjit, e kushtetutës dhe drejtuesve të institucioneve. Ne e dimë që institucionet e pavarura janë krijuar jo për të kontrolluar opozitën por qeverinë. Që të mos shkelë Kushtetutën, të mos shkelë ligjin, të mos jetë arbut dhe arrogant me karrigen e pushtetit, të mos vendosë pasuri të kundraligjshme, që të japë llogari përpara ligjit kushtetutës dhe shqiptarëve. Nëse nuk ekzistojnë institucionet të cilat kontrollojnë qeverinë atëherë qeveria e kthen vendin në një ciflig privat, në një pronë private që mund të bëjë ç`të dojë me pasuritë e vendit dhe nuk i jep askujt llogari. Institucionet e pavarura janë guardian i Kushtetutës, i ligjit. Janë roja e vreshtit siç thotë populli. Por kur rojen e vreshtit e kap kryeministri dhe e fut në xhep dhe këtë e bën me arrogancë dhe në kundërshtim me ligjin” tha Halimi.
Ndërsa ka kërkuar transparencë për huanë që qeveria shqiptare do të marrë nga FMN-ja, Halimi theksoi se opozita do të largohet nga salla dhe do të kthehet sërish kur të diskutohet marrëveshja."Ne kërkuam transparencë dhe shqyrtim të shpejtë në parlament të marrëveshjes me FMN. Do qëndrojmë në parlament për të kërkuar transparencë për këtë marrëveshje. Qëndrimi ynë mbetet i qartë për shkeljen e kushtetutës dhe ligjit do rikthehemi kur të diskutohet pika katër ajo e marrëveshjes me FMN" tha Halimi.Më pasi disa nga deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së të larguarve nga administrata e cila po zhvillohet përpara Parlamentit.12:15 Deputetët e opozitës rikthehen në seancë ku po diskutohet marrja e huasë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Më shumë:Meta largon kompjuterat e Topallit nga salla e kuvenditKujdesi shëndetësor për RENEA-n, Tahiri: Sigurime për të gjithë punonjësit