Rama e Nishani festa të ndara për NATO-n, Oketa: Shembull i keq

Ish- Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, një nga firmëtarët e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në NA TO deklaron se politika e ka përdorur kartën e anëtarësimit për përfitime elektorale.Në një intervistë dhënë sot pasdite në RTV Ora News, Oketa i cili akutalisht mban postin e  Nënkryetarit të Frymës së re Demokratike konstaton një bilanc negativ të zhvillimeve politike në vend tani në 5 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Në intervistën dhënë sot pasdite për gazetarin Edvin Peçi, Oketa foli edhe për reformën territoriale, duke u shprehur se mazhoranca qeverisëse të marrë përgjegjësitë për ta çuar përpara, qoftë edhe pa opozitën.Festat e ndaraI pyetur mbi tensionet e fundit mes Qeverisë dhe Presidencës, Oketa tha se është për të ardhur keq që institucionet shqiptare nuk arrijnë të bëhen bashkë as në raste festash. Sipas tij ky është mesazhi më i keq që mund tu përcillet shqiptarëve nga klasa politike.“Është për të ardhur keq që edhe në një festë, që në fund të fundit është e gjithë shqiptarëve, duhet të ishte në nderin e gjithë institucioneve shqiptare që të ishte një festë simbolike, të gjithë sëbashk u të mblidheshin në një takim, të ngrinin një dolli dhe kaq. Dje kishim një festë, sot kemi një tjetër në Presidencë dhe ky është shembulli më i keq që mund të përcjellim qoftë para publikut shqiptar qoftë dhe ndërkombëtarëve. Tundja e flamurit të anëtarësimit në NATO duhet të marrë fund, vëmendja duhet përqëndruar në objektiva të tjerë”deklaroi Oketa.Anetaresimi në NATO, merite e të gjitha qeveriveMegjithatë, ish-Ministri i Mbrojtjes mbetet i mendimit se anëtarësimi në Aleancën Verio Atlantike nuk ishte dhuratë, por meritë e reformave të të gjitha qeverive.“Është një arritje e gjithë përpjekjeve të qeverisë shqiptare, një proces që ka marrë afërsisht 17 vite, meritat i shkojnë të gjithë qeverive, kush më shumë e kush me pak.Është një proçes që ka pasur një faktor tejet pozitiv. Ka qenë arritje e gjithë shoqërisë shqiptare, shoqërisë civile. Nëse bëjmë një bilanc se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare gjatë 5 viteve fatkeqësisht mund të themi se kemi një bilanc negativ. Politikanët shqiptarë, anëtarësimin në NATO e shohin si kartë për ta trumbetuar për qëllime elektorale, për ca vota më shumë. Këtu u referohem të gjithëve. Ne rast se përpjekjet për intregrimin e Shqipërisë do ishin më të mëdha, të paktën statusi i kandidatit do të ishte i marrë. Unë besoj se kemi merituar anëtarësimin në NATO, nuk bëj pjesë tek ata që nxijnë gjithçka, njoh progresin por do doja të ishte bërë shumë më tepër pasi mundësitë kanë qenë dhe mbështetja e partnerëve tanë nuk ka munguar. Ndryshimet kushtetuese kanë ndodhur pas anëtarësimit, kemi pasur një proces zgjedhor të 2009 të kontestuar nga njëra palë, patëm një tjetër proçes në 2013 ku u shënua rrotacioni politik. Jemi i vetmi vend i NATO-s, ku kusht kryesor është zbatimi i ligjit dhe ne jemi vendi që mbajmë nivele të ulëta të zbatimit të tij, kemi korrupsion masiv dhe mos të harrojmë më të keqen, në demostratën e 21 janarit u vranë katër qytetarë dhe sot e kësaj dite askush nuk mban përgjegjësi”tha ai.Reforma territoriale, të përfundohet edhe pa opozitënGazmend Oketa kërkon nga mazhoranca qeverisëse të marrë përgjegjësitë për ta çuar përpara, qoftë edhe pa opozitën.Në një intervistë dhënë sot pasdite në RTV Ora News, Oketa u shpreh reforma është e domosdoshme, pasi është luks që shqiptarët të paguajnë taksa për shumë kryetar komunash dhe bashkish.