Orët e fundit të Ilia Karelit në qeli, merren në pyetje 15 roje të burgut

Oficeri i rojeve të burgut të Nighritës Harris Konsolidis dhe 15 zyrtarë të tjerë të këtij burgu, janë marrë në pyetje në zyrat e Drejtorisë së Policisë në Serres në Greqi, për të dëshmuar në lidhje me transferimin dhe qëndrimin në burgun e Nigritës, të të dënuarit Ilia Kareli.Shqyrtimi i deklaratave të dëshmitarëve, ka nisur pas urdhërit të Prokurorisë për hetime paraprake për gjendjen në të cilën ndodhej Ilia Kareli kur u transferua në burgun e Nigritës dhe për mënyrën se si ai vdiqNdërkohë  drejtori i burgut të Nigritës, Anthoni Stabulis është shprehur se "Kushdo që është fajtor për vdekjen e Karelit do të paguajë",citon media greke “Zougla.gr” .Mediat greke publikojnë foto të Ilia Karelit ku duket qartë dhuna                    (Në foto Ilia Kareli i dhunuar)Dëshmitë e zyrtarëve të burgut përkojnë plotësisht me lëvizjet e Ilia Karelit, të regjistruara përmes kamerave të sigurisë. Kamerat u vendosën në një qeli të veçantë izolimi ditën e premte në mëngjes para ardhjes së të burgosurit, me urdhër të Prokurorisë së Serres .Interesi tashmë është i përqëndruar në rezultatet e ekzaminimit që po kryhet, pasi dhe rezultatet e testeve histologjike dhe toksikologjike, treguan se vdekja e Karelit nuk ardhur nga shkaqe patologjike, por nga fraktura në kafazin e kraharorit dhe dëmtime të shumta në trupin e tij, pak ditë para se të transferohej në burgun e Nigritës.Ndërkohë 42-vjeçari nga Zhupani i Fierit, në faqen e tij në Facebook me emrin Deti Kume, ka disa foto në burg. Ilia Kareli ka postuar rreth një vit më parë një foto të nënës së tij ndërsa shkruan se po ja marrin shpirtin pak nga pak ai i drejtohet me këtë mesazh një kushëri të tij.“Aman ore kusho, po ma marin shpirtin, një çik nga një çik…. As edhe vetë nuk di kur do vete… Po e gënjej, si atë nënë edhe veten, jo sot po nesër, jo këtë muaj, po muajin tjetër….Mesazhi tregon se Ilia Kareli ka pasur shpresa nga autoritetet e burgut se mund të merrte leje që një vit më parë për të qenë pranë nënës së tij për disa ditë. Madje mediat greke kanë shkruar se ai kishte dhënë mijëra euro pikërisht gardianit që vrau për ti mundësuar lejen. Në postimet e tij në “Facebook”, veç fotove të tij vihen re shumë shpesh postime të fotos së nënës së tij dhe mesazhe për mallin që kishte për ta takuar atë.Foto nga postimet e Ilia Karelit në Facebook gjatë qëndrimit në burgFoto nga postimet e Ilia Karelit në Facebook gjatë qëndrimit në burgFoto e nënës së Karelit, postuar në Facebook një vit më parë