Moore mesazh Shqipërisë: Korrupsioni luftohet nga drejtësia, jo nga politika
Korrupsioni luftohet nga drejtësia dhe jo nga politika! Ky mesazh i Zyrtarit të lartë amerikan Xhonatan Moore, është përcjellë në takimin e parë të zhvilluar me Presidentin Bujar Nishani në vizitën e tij në Tiranë.Në deklaratën e publikuar nga Presidenca theksohet: "Duke folur për rëndësinë e luftës konkrete kundër korrupsionit, zoti Moore tërhoqi vëmendjen se lufta kundër korrupsionit duhet të përfshijë institucionet e drejtësisë dhe jo institucionet politike."Drejtori për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit Xhonatan Moore i ka kërkuar Presidentit Nishani të bëhet ndërmjetësi për afrimin e palëve politike.Të dy zyrtarët e lartë nënvizuan se lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane.Diplomati i lartë amerikan tha se SHBA-të e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat të fortë dhe janë shumë të interesuara për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, duke shpresuar se partitë politike shqiptare do të bashkëpunojnë në Parlament dhe institucione të tjera për arritjen e këtij qëllimi.Kreu i Shtetit shprehu besimin e tij Shqipëria do të bindë me fakte partnerët evropianë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor.Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, eshte ndalur ne Tirane per nje vizite 3 ditore. Takimet e tij, zyrtari Amerikan ka vendosur ti nisë me Presidentin dhe Ministren e Mbrojtjes, dy institucione keto qe ditet e fundit jane perfshire ne akuza te ndersjellta.[caption id="attachment_214673" align="alignnone" width="444"]
(Në foto: Mimi Kodheli dhe Moore)[/caption]Ne njoftimin per mediat te Ministrise se Mbrojtjes theksohet se mes Moore dhe Minsitres Kodheli, ne qender te bisedes kane qene reformat e qeverisë shqiptare, kryesisht të Ministrisë së Mbrojtjes. Zyrtari i larte amerikan, ka vlerësuar punën e bërë deri në këto momente dhe ka inkurajuar Ministren Kodheli për vazhdimin e mëtjeshëm të këtyre reformave.