Kërkohej nga Italia për vrasje, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë ditë së sotme është bërë e mundur kapja e të kërkuarit nga autoritetet italiane të drejtësisë, Bujar Ramadani, vjeç 30, nga Tirana.Ndaj këtij shtetasi nga Interpol Roma është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, pasi Gjykata në Piacenza me vendim të datës 10.02.2014 ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të vrasjes.Kapja e të kërkuarit Bujar Ramadani është bërë e mundur nga një operacion i zhvilluar rreth orës 13.30 gjatë ditës së sotme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë nga Sektori për operacionet speciale dhe kërkimin pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi është bërë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku do të gjykohet për krimin për të cilin akuzohet nga autoritetet italiane të drejtësisë.