Merkel nuk i jep fjalën Ramës: Statusi kandidat varet nga raporti i KE
Gjermania do të mbështetet në raportin e Komisionit Europian në qershor përpara se të japë një vendim pozitiv për marrjen e statusit të Shqipërisë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, kancelarja gjermane u shpreh se brenda vitit do të zhvillojë edhe një vizitë në Shqipëri.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor i kemi dhënë prespektivë dhe në fund të një rruge të gjatë do të kemi integrimin e plotë të tyre. Ne i trajtojmë vendet sipas raporti të KE-së. Hapi tjetër është që ne në qershor të marrin një raport të ri dhe presim që komisioni të ketë shkruar për arritjet e vendit dhe ne do ta vendosin në një vështrim pozitiv për statusin. Kryeministri më ftoi për vizitë dhe unë i thash që do ta repsketoj këtë ftesë dhe nese më pyesni pas një viti unë do të kem qënë në Shqipëri” tha Merkel.
(Në foto Rama gjatë konferencës me kancelaren Merkel)Ndërsa Kryeministri, Edi Rama, e garnatoi kancelaren, Angela Merkel, se Shqipëria do të përmbushë të gjitha reformat që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në BE.“E sigurova kancelaren qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave që do të garnatojnë n ë luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ky fillim i mbarë është fillimi i një porcesi që Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës por duke bërë europën destinacion brenda nesh dhe integrimin si një proces të patjetërsueshëm të integrimit tonë” tha Rama.Rama: Do të bëjmë gjithçka për të tërhequr investimet gjermane në ShqipëriNga Berlini, Kryeministri iu referua sërish kapitullit të ri në cilin ka hyrë rajoni jonë, duke theksuar se vendet e rajonit duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për të shtyrë përpara bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit. Rama më tej garantoi se qeveria që ai drejton do të bëjë gjithçka për të tërhequr investimet gjermane në Shqipëri.
“Pata një bashkëbisedim të hapur lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri, në rajon, lidhur me rolin e Shqipërisë dhe në rolin e rajonit për të çuar më tutje projektin e madhe të ntegrimit europian. Ishte një rast optimal për ti shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka bërë Gjermania në këto vite dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Roli transformues i kulturës së sipërmarrjes private është një mundësi, por edhe një këkresë legjitime për të qënë prezent në rajon. E sigurova kancelaren se qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave, të cilat do të garantojnë një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është një fillim i mbarë, fillimi i një proçesi që Shqipëria kërkon të ecë me shpejtësi drejt Europës, duke e bërë Europën një destinacion brenda nesh dhe integrimin një proçes të patjetërsueshëm. Të meritojmë atë respket dhe atë vend që Shqipëria aspiron dhe me ndihmën e kancelares dhe parterëve tanë”tha Rama.
(Foto e kryeministrit Rama gjatë takimit me kancelaren Merkel)Në konferencën për shtyp, përveç mediave shqiptare të përzgjedhura nga qeveria për të ndjekur vizitën e Kryeministrit në Gjermani ishin të pranishme edhe media të huaja që duke mos e pasur shumë Shqipërinë në axhendën e tyre kanë shfrytëzuar rastin që zonjën. Merkel ta pyesin për Krimenë dhe raportet e acaruara me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Rama me presidentin e Bundestagut gjerman,vlerësohet progresi i ShqipërisëGjatë vizitës së tij në Gjermani, kryeministri Rama pati një takim me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert dhe kreun e grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder.Presidenti i Bundestagut, duke i uruar suksese qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në punën e nisur, vlerësoi progresin e arritur së fundmi nga qeveria shqiptare, nëpërmjet reformave të ndërmarra, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e afrojnë edhe më tepër Shqipërinë me familjen e madhe evropiane. Lammert u shpreh se Shqipëria i përket BE, dhe siguroi për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të vendit.Kryeministri Rama, duke e vlerësuar Gjermaninë si një partner kyç të Shqipërisë i shprehu zotit Lammert falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, - duke theksuar mes të tjerave, vullnetin e palëkundur dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur me sukses këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.Kryeministri Rama e njohu zotin Lammert me arritjet e qeverisë shqiptare në disa prej fushave kryesore të zhvillimit të vendit dhe theksoi se qëllimi madhor i kësaj qeverisje është modernizimi i Shqipërisë.Gjatë takimit të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e urave të bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të ndersjellë.Rama, Kauder: Siguria, inovacioni dhe progresi, prioritete të qeverisëNdërsa gjatë takimit me kreun e grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder, Kryeministri Rama i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që CDU i kanë dhënë Shqipërisë dhe vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në gjithë këto vite.Në takim, Kryeministri dhe kreu i grupit parlamentar të CDU-së biseduan edhe lidhur me perspektivën evropiane të Shqipërisë, ku zoti Kauder theksoi mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë. Kryeministri Rama theksoi se Qeveria që ai drejton është e vendosur në realizimin e çdo reforme që afron Shqipërinë me Bashkimin Europian, si dhe theksoi se “siguria, inovacioni dhe progresi janë prioritetet e qeverisë shqiptare”.Kreu i grupit parlamentar të Kristian Demokratëve shprehu vlerësim për punën e deritanishme të qeverisë, duke theksuar se ndonëse u përkasim kampeve të ndryshme politike, meritoni mirënjohje për punën tuaj. Ai u shpreh se Qeveria e re në Shqipëri është në rrugën e duhur për progres dhe vlerësoi arritjet e vërejtura në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin e qeverisë për thithjen e investimeve të huaja.Kreu i grupit parlamentar të Kristian Demokratëve shprehu vlerësim për punën e deritanishme të qeverisë, duke theksuar se “ndonëse u përkasim kampeve të ndryshme politike, meritoni mirënjohje për punën tuaj”.Ai u shpreh se Qeveria e re në Shqipëri është në rrugën e duhur për progres dhe vlerësoi arritjet e vërejtura në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin e qeverisë për thithjen e investimeve të huaja.Rama merr garanci nga zëvendëskancelari: Jo rrisim investimet në ShqipëriNjë takim tjetër, pjesë e axhendës së Berlinit, ishte dhe ai mes Kryeministrit Rama dhe Zëvendëskancelarit e ministrit të ekonomisë dhe energjisë të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili është njëkohësisht kryetar i Partisë Social Demokrate gjermane.Duke i uruar mirëseardhjen kryeministrit, zëvendëskancelari Gabriel shprehu mbështetjen për qeverinë e re shqiptare dhe kryeministrin Rama në rrugën e zhvillimit dhe progresit të Shqipërisë. Ai vlerësoi arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare në prioritetet e saj më të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë në luftën kundër korrupsionit.Zëvendëskancelari gjerman u shpreh për mbështetjen e plotë të Gjermanisë ndaj integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se ajo si deri tani, do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të.Zëvendëskancelari gjerman siguroi se Gjermania do të rrisë prezencën ekonomike të saj në Shqipëri, nëpërmjet investimeve në fusha me interes të përbashkët.Nga ana e tij, kryeministri Rama i shprehu zotit Gabriel mirënjohjen e veçantë për mbështetjen që Gjermania vijon ti ofrojë Shqipërisë, në shumë aspekte, në rolin e një partneri kyç për të. Kryeministri e njohu zëvendeskancelarin gjerman me përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime sa më të përshtatshme dhe inkurajuese për investimet e huaja, duke ftuar në të njëjtën kohë investitorët gjermanë të zgjerojnë sipërmarrjet e tyre edhe në Shqipëri.