Itali, arrestohet shqiptari për trafik droge. Hiqej si agjent sekret

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se është arrestuar Julian Binaj i cili është dënuar me 4 vjet burg nga gjykata e Firences për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Sipas mediave italiane, 25-vjeçari mbante identitet të rremë duke arritur të merrte një pashaportë me  mbiemër të ndryshuar nga Binaj në Pallaj.Gjithashtu 25-vjeçari I kishte shpëtuar disa herë policisë italiane pasi hiqej si agjent sekret shqiptar.