Ulen çmimet e ilaçeve me 10%, QKB: Kemi marrë të gjitha masat për të zbatuar vendimin

Nga kjo e martë ilaçet do të kushtojnë më lirë. TVSH e tyre prej 10% është hequr dhe të gjitha barnat do të emëtohen me ketë çmim nga pulla e re. Autoritetet shëndetësore thonë se ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e TVSH-së, duke bërë që pacientët për të njëjtin medikament, sot të paguajnë 10 përqind më pak.Ina Thereska, zv.drejtoresha e Qëndrës së Kontrollit të Barnave tha se heqja e TVSH-së është për të gjitha ilaçet. Ndërsa kjo qëndër ka marrë të gjitha masat që subjektet farmaceutike të shesin ilaçe me çmimin e ri.Në subjektet farmaceutike në të gjithë vendin u ushtruan kontrolle në farmaci për të parë zbatimin e këtij urdhëri të Ministrisë së Shëndetësisë.Informacion mbi listën e barnave të rimbursueshmeFondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliard lekë dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkohë, nga sot pritet të ulen edhe çmimet e medikamenteve pas heqjes së TVSH-së prej 10 % për ilaçet.Në hartimin e listës së re të barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.Barnat e reja të përfshira në listë, shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, disa sëmundje tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.Risia e këtij viti është dhe përfshirja e disa sëmundjeve të pambuluara më parë, si, disa lloje tumoresh, Hepati B dhe C, çrregullimet hormonale, apo edhe varësia nga alkooli. Trajtimi i këtyre nozologjive, duke filluar nga nesër, do të bëhet me barna që hyjnë në listën e rimbursimit për herë të parë.Me konkretisht, janë shtatë diagnoza të reja që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme këtë vit, më konkretisht:Disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave të rimbursueshme dhe në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre, por për herë të parë, do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Bëhet fjalë, për rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga barnat e reja për trajtimin e disa lloje kanceri.Trajtimi i Hepatitit B dhe C (janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes si dhe barna për mjekimin e hepatiteve);Parandalimi i trombozave – barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzana që vuajnë nga venat varikoze, në 3 mujorin e fundit të shtatzanisë;Çrregullimet hormonale  te fëmijët me pubertet të hershëm;Osteoporoza te gratë;Për herë të parë gjithashtu është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale si alkooli. Bëhet fjalë për një medikament për varësinë ndaj alkoolit;Degjenerim i syrit që të çon në verbëri.Ndërkohë, në hartimin e kësaj liste, Fondi i Sigurimeve Shendetesore ka perfshire nevojat reale te popullatës, bazuar në përparësitë e vendosura pas konsultave të gjera me drejtuesit e të gjitha katedrave, me shoqatat e pacientëve etj. Lista është zgjeruar për të gjitha kategoritë, veçanerisht për fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer, te semuret kardiakë etj.