5 vjet në NATO, Berisha: Rama përçau kremtimet, kërcënim për stabilitetin

E trumbetuar si një ndër arritjet më të mëdha të vendit tonë, ish-kryeministri Sali Berisha e vlerëson vendimin e NATO-s për pranimin e Shqipërisë si nje vendim historik për kombin shqiptar. Ky akt, për ish-kreun e të djathtës, perben arritjen me madhore ne fushen politike dhe ate te sigurise kombetare, pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise.“Te dashur miq, 5 vjet me pare, pas fteses ne Bukuresht me 3 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut te Veriut me daten 1 Prill te vitit 2009, ne nje vendim historik, pranoi Shqiperine si anetare me te drejta te plota te saj. Per ne shqiptaret, me nje histori tejet te veshtire e qe vuajtem me shume se cdo komb tjeter, per sigurine dhe ekzistencen tone, ky akt perben arritjen me madhore ne fushen politike dhe ate te sigurise kombetare pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise.Me anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne, me se fundi, do mund te ndertojme ne paqe, liri dhe siguri te plote te ardhmen qe meritojme. Rendesia e anetaresimit te Shqiperise ne NATO behet gjithnje e me madhe ne kete kohe kur paqja po behet gjithnje e me e pasigurte Anetaresimi ne NATO ishte rezultat i suksesit te reformave te gjithaneshme politike, ekonomike dhe atyre ne fushen e sigurise te Shqiperise. Por ky anetaresim u be i mundur nga mbeshtetja e fuqishme e SHBA dhe vendeve anetare. Ne keto 5 vite Shqiperia, Forcat e saj te Armatosura, kane permbushur me dinjitet detyrimet e tyre ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut”shkruan Berisha.E ndërsa kjo ishte ceremonia e vetme në 5 vite anëtarësim ku mungonte me prezencën e tij si drejtues i qeverisë, Berisha nuk ka kursyer dhe kritikat mbi ceremoninë e dirigjuar nga pasardhësi i tij.“Por me gjithe kete, ata qe dje zgjodhen percarjen per te kremtuar kete 5 vjetor, dhe qe 5 vjet me pare protestuan me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit apo organizuan puçin e 21 janarit, jane problem madhor dhe me lidhjet e tyre me krimin kercenojne stabilitetin e vendit.Duke perfunduar, le te shprehim ne mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qe bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Zoti e bekofte NATO-n! Zoti e bekofte Shqiperine anetare te saj”.