U dënua padrejtësisht me 97 ditë burg, gjykata dëmshpërblen 35-vjeçarin

Vuajti padrejtësisht dënimin prej 97 ditë burg për vrasje por gjykata e Korçës e ka shpallur të pafajshëm duke e dëmshpërblyer.Edison Kodralli u dënua me burg, për vrasjen e Et`hem Hënës, pronarit të një kazinoje në fshatin Vloçisht por për mungesë provash gjykata e Korçës e cilësoi burgimin e tij si të padrejtë dhe e dëmshpërbleu me 300 mijë lekë të reja.Ngjarja e rëndë është shënuar më 28 tetor të vitit të kaluar në fshatin Vloçisht të Korçës ku biznesmeni Et`hem Hëna u ekzekutua në lokalin e të birit.Policia arrestoi një javë pas krimit 35-vjeçarin si autor i krimit por në asnjë moment, Edison Kodralli nuk e kishte pranuar vrasjen e fqinjit të tij.