Francë, dorëhiqet Kryeministri, Ministri i Brendshëm merr timonin e qeverisë

Qeveria e Francës ka dhënë dorëheqje, një ditë pasi Partia Socialiste e presidentit Francois Hollande, pësoi humbje domethënëse në zgjedhjet komunale .Kryeminsitri, Jean-Marc Airault, shpalli sot dorëhqjen e tij dhe të qeverisë që kryesonte, ndërsa pritet që së shpejti presidenti Hollande të nominojë Kryeministrin e ri.Raportohet se në këtë post do të emërohet Ministri i Brendshëm, Manuel Valls. 51-vjeçari Vals, një liberal me ambicie presidenciale, por shume popullor, do të zëvendësojë në këtë post kryeministrin Jean-Marc Ayrault.Përpara dorëheqjes, Ayrault pranoi se shumë votues kishin humbur besimin tek administrata e tij. Presidenti Hollande, popullariteti i të cilit ka shënuar rënie, do t’i drejtohet kombit mbrëmjen e së hënës.Partia Socialiste është goditur rëndë në zgjedhjet lokale, shifrat e të cilave treguan fitore të konservatorëve dhe të Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë. Presidenti Hollande, popullariteti i të cilit ka shënuar rënie, do t’i drejtohet kombit mbrëmjen e së hënës.