Tahiri çon në Prokurori Burgaj dhe 19 ish-drejtues të tjerë të policisë së shtetit
Ministria e Brëndshme ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës 20 persona, të gjithë ish-drejtues dhe punonjës të saj. Këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit qindra mijëra dollarë deme,me veprimet e tyre.Ndër personat e kallzuar eshte edhe ish-drejtori i Pergjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, akuzuar per shpërdorim detyre, kjo e kryer në bashkëpunim. Ministria ka kallzuar edhe ish-Drejtorin e Policisë Rrugore Tiranë Genci Peka,i cili nuk ka dorëzuar në kohë automjetin e tij, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.Perveç ish-Drejtorit Burgaj nga policia e shtetit jane edhe 4 persona të tjerë nga njësia e hartimit të dokumentave. Në 43 prokurime për vitit 2013, nga auditimijanë konstatuar probleme duke shkaktuar dëm disa mijëra dollarë.6 persona janë kallëzuar nga qendra e shfrytëzimit dhe administrimit të mjeteve të transportit Tiranë. Ram Oruçi ish-drejtor, Syrja Hoxha ish Shef i Shërbimeve të Brendshme, Andon Janku ish-drejtor Teknik. 3 të tjere nga Drejtoria e rezervave të shtetit, ku ndër ta është edhe ish-drejtori Petrit Çerçizi dhe Luan Mali ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rezervave Matëriale të Shtetit Tiranë.Ndërkohë që nga njesia rajonale e policisë rrugore Tiranë janë dërguar edhe 4 persona të tjerë, përveç ish-drejtorit Genci Peka. Behet fjalë per shtetasit Fatos Kokalari ish-shef, Ali Allaraj ish-shef,Baftiar Hadushaj ish-shef i Seksionit, Haki Musli punonjës.Kallzimi i Ministrisë së Brendshme:Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirëvlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar përvlerësim dhe inspektim financiarnga Ministria e Financave.I. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarëtë Njësive të Hartimit të Dokumenteve. Në të gjitha praktikat prokuruese nga auditimi u konstatuan dhe evidentuan mangësi dhe shkelje nga personat përgjegjës ne DPPSH. Ngaauditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:• 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara.• 3 procedura si “KontratëSekrete”, pa patur ndonjë argumentim për tu realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.Fondi limit për këto procedura ka qenë 99,8% e fondit të prokuruar.Prokurimet me procedurën “Kontrata sekrete”, kanë pasur si objekt prokurimi:• “Printera, kompjutera, bateri, bojra”.• “Pajime armatimi”(mbajtjese pistoletash, elektrik dore).• “Blerje orendi dhe paisje për ambientet e reja të Drejtorisë së Mbrojtjes së• Dëshmimtarëve”.II.Nga Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë (QSHAMT) jznë dërguar për ndjekje penale 6 persona, Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit”. Këta persona janë përgjegjës për keqmenaxhimin në adminstrimin e mjeteve të transportit, mos ruajtjen dhe dëmtimin e këtyre mjeteve me pasoja financiare në buxhetin e shtetit, duke dëmtuarinteresat e ligjshme të shtetit.III. Nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) janë dërguar për ndjekje penale 3 persona. Ata janë përgjegjës për mos dokumentimin e një sasise të konsiderushme skrapi përbërë nga mjetet e transportit gjëndjefizike në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, për mos ndjekjen e procedurave ligjore në shitjen e automjeteve, në ankandet publike të zhvilluara në DRRMSH dhe evadimin e sasisë së skrapit të përfituar nga automjetet e vlerësuara për jashtë përdorimit, si dhe për dëmtimin e dy automjete të sekuestruara dhe të kaluara në përdorim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH), të cilat kanë kaluar për skrap në vitin 2013, pa nxjerrë përgjegjësitë për dëmtimin e tyre.IV. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë,janëdërguar për ndjekje penale 5 persona, të cilët janë përgjeëgjës për mos zbatimin e rregullave të dorëzimit të mjeteve në afat, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.