Vdekja e Ilia Karelit "tërmet" në burgun grek, "çmendet" oficeri i rojës

Tre gardianë të burgut të Nigritës dhe shefi i tyre, janë vënë në pranga nga policia greke për vrasjen e të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli.Mediat greke bëjnë me dije se është ekzekutuar urdhër-arresti për Haris Konsolidis, shefin e rojeve të brendshme të burgut në Nigrita dhe për tre gardianë emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditura.Më herët Prokuroria greke ka lëshuar fletë-arrestet për 8 nga 14  gardianët e burgut të Nigritës, të cilët akuzohen si përgjegjës për vdekjen e Ilia Karelit.Mediat greke theksojnë se prokurori i çështjes ka ngritur padi për tre vepra penale kundër institucioneve përgjegjëse por edhe ndaj personave të veçantë. Paditë kanë të bëjnë me torturë ndaj personit, torturë me pasojë vdekjen dhe dhunë e rëndë fizike, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të lëshohen edhe mandat-arrestet.Për këtë çështje akuzohen gjithsejë 14 punonjës të burgut të Nigritas, ndërsa pritet të lëshohen dhe urdhëra të tjerë arresti për zyrtarët e burgut të Malandrinos dhe policët e Komisariatit të Policisë ITEA.Sipas hetimeve përgjegjësia bie mbi burgun e Nigritës dhe Malandrinos si dhe Komisariatit të Policisë ITEA në Seres.Prokurorët të cilët po hetojnë çështjen, kanë në dispozicion të tyre informacion po edhe deklarata që tregojnë se i dënuari Ilia Kareli është torturuar për tre ditë dhe tre netë rresht. Domethenë , në bazë të të dhënave, Kareli fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrino menjëherë pas vrasjes së Jorgos Tsironis.Torturat kanë vazhduar edhe gjatë transferimit në komisariatin e policisë, por edhe në burgun e Nigritës.(Në foto-qelia ku Ilia Kareli kaloi çastet e fundit të jetës së tij)Sipas pamjeve të siguruara nga kamera e sigurisë e vendosur në korridorin e burgut të Nigritës, duket qartë se në orën 16.00 të së enjtes së kaluar gardianë të këtij burgu e fusin Karelin në një qeli brenda së cilës nuk ka kamera sigurie. Rregjistrimet tregojnë se dy orë më pas dy gardianë të burgut, kanë tërhequr zvarrë jashtë qelisë Ilia Karelin, i cili duket se ka ënë pa ndjenja.Çështja ka filluar të sqarohet pas dëshmisë së një zyrtari në burgun e Nigritës i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.Ndërkohë pas rastit të Ilias, në mediat greke, shumë persona që kanë qënë të burgosur në Nigrita, kanë denoncuar se atje dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe për arsyet më të parëndësishme.Ndërkohë, vazhdojnë hetimet intensive për identifikimin e personave përgjegjës, duke përfshirë gardianët, rojet, policët dhe të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të deri disa orë përpara se të vdiste.Hetimet janë përqëndruar në mënyrë të veçantë për peridhën 25-27 mars, dmth që nga vrasja e Jorgo Tsironit deri në vdekjen e Ilia Karelit