Meta takon homologun danez, merr mbështetje për integrimin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës në Kopenhagën ka marrë mbështetjen e autoriteteve daneze për integrimin evropian të Shqipërisë.Kryeparlamentari Meta është pritur sot me homologu i tij danez Mogens Lykketoft i cili ka shprehur bindjen se avancimi i axhendës evropiane të Shqipërisë do t'a inkurajojë dhe përshpejtojë procesin e reformave në Shqipëri dhe në rajon.
Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen në vite të Danimarkës jo vetëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por edhe për projektet daneze në vend dhe për asistencën e veçantë që Danimarka i ka dhënë që në fillim Avokatit të Popullit.Meta e njohu homologun danez mbi axhendën ambicioze të reformave që janë ndërmarrë në Shqipëri në funksion të forcimit të institucioneve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit dhe theksoi se investitorët daneze janë të mirëpritur në Shqipëri kryesisht në fushat e energjisë, agro-përpunimit, bujqësisë dhe turizmit.
Dy homologet biseduan gjithashtu edhe mbi zhvillimet ne rajon ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e perspektivës evropiane të të gjithëve vendeve te rajonit te Ballkanit ne interes te stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Kreu i Kuvendit Meta në këtë drejtim bëri një vlerësim të veçantë për kontributin pozitiv që Danimarka ka dhënë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se pavarësisht vendimit në dhjetor, Qeveria shqiptare është e vendosur në avancimin e reformave qe kërkon vendi dhe Kuvendi po adreson të gjitha prioritetet e Komisionit Evropian.Gjatë qëndrimit në Kopenhagën Delegacioni Parlamentar shqiptar kryesuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u përshëndet zyrtarisht nga deputetet daneze gjate seancës plenare në Parlamentin e Danimarkës.