PD denoncon: Drejtori i kovalishencës në proçes gjyqësor; MB: I padënuar
Partia Demokratike ka denoncuar sot emërimin në krye të Kovalishencës të personit që është në gjykim për shpërdorim detyre, si shkelje standardi dhe presion ndaj drejtësisë.Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh se ky është një skandal i rëndë dhe një shkelje e standardeve të një shteti.DeklarataEdi Rama e nisi detyrën duke hartuar një kod etike për funksionimin e qeverisë, por ai vetë është në praktikë një shkelës i përsëritur i etikës. Cili është kodi etik që ka përdorur Edi Rama me emërimin e Roni Shqopës, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor.Teksa pritet seanca e radhës e gjyqit, që është vendosur me datën 9 të këtij muaji, qeveria e Edi Ramës i ka dërguar një sinjal të fortë edhe gjykatës duke e emëruar të pandehurin, drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ky është një skandal i rëndë dhe një shkelje me të dy këmbët e standardeve më minimale të një shteti. Edi Rama jo vetëm nuk pret fjalën e drejtësisë, por i bën asaj presion duke i imponuar mbështetjen e hapur kryeministrit për një ta pandehur. Me Edi Ramën ka rënë në fakt çdo lloj standardi etik dhe moral në qeverisjen e vendit.MB hedh poshtë akuzat: Asnjë shkelje në emërimet Lidhur me akuzat, ka reaguar menjëherë Ministria e Brendshme, e cila në përmes një deklararte për mediat thekson se nuk ka asnjë shkelje ligjore në emërimin e drejtuesve të institucioneve të saj të varësisë, përfshirë Shtëpinë e Pushimit në qytetin e Durrësit. Sipas MB-së, Roni Shqiopa, i emëruar në detyrën e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit, rezulton i padënuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, çka vërtetohet lehtësisht edhe nga Vërtetimi i Gjendjes gjyqësore të tij.MB: Drejtori i Shtëpisë së Pushimit, i padënuar asnjëherë nga drejtësiaMinistria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë shkelje ligjore në emërimin e drejtuesve të institucioneve të saj të varësisë, përfshirë Shtëpinë e Pushimit në qytetin e Durrësit. Z. Roni Shqiopa, i emëruar në detyrën e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit, rezulton i padënuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, çka vërtetohet lehtësisht edhe nga Vërtetimi i Gjendjes gjyqësore të tij.Përsa kohë që ndaj tij nuk ka asnjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor të formës së prerë, bazuar mbi parimin e prezumimit të pafajësisë, asnjë shkelje ligjore, apo edhe morale nuk është kryer në emërimin e tij në detyrën e lartpërmendur. Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin se të gjitha emërimet e bëra në këtë dikaster, duke nisur që nga specialisti më i thjeshtë e deri te drejtuesit e institucioneve të varësisë janë kryer në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.Është për të ardhur keq që sot po synohet të hidhet baltë mbi drejtuesit e rinj nga ata që deri dje në pushtet, e kishin kthyer administratën publike në strehë personash të inkriminuar e të dënuar me vendimet formës së prerë të gjykatave, apo të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësitë e vendeve fqinje.