Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, s`ka të lënduar

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vorës por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërkohë që nga aksidenti është bllokuar për pak minuta një pjesë e autostradës.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia do të marrë në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të zbardhur ngjarjen.