Gjirokastër, i vë gjobë për parkim të gabuar, dy vëllezërit rrahin policin
Vendosja e nje mase administrative per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor eshte kthyer ne dhune fizike ndaj nje efektivi te policise rrugore.Ngjarja ka ndodhur ne Gjirokaster,ku dy vellezer kane goditur me grushte nje punonjes te qarkullimit, pasi ky i fundit po plotesonte fleten e gjobes per parkim te gabuar.Florian Zife, eshte arrestuar nga forcat e policise se rendit, te cilet kane dale menjehere ne mbeshtetje te kolegut te tyre,ndersa eshte shpallur person ne kerkim vellai i agresorit E.Zife.Fillimisht mesohet se dy autoret e ngjarjes kane kundershtuar me fjale efektivin e policise dhe me pas ngjarja ka degjeneruar edhe me perdorim te dhunes fizike.Kjo eshte nje nga rastet e rralla qe shenohet ne Gjirokaster, ku nje efektiv policie goditet ne krye te detyres, veper penale kjo e cila ka qene edhe arsyeja e arrestimit te Florian Zife, personit qe ka ushtruar dhune mbi policin e qarkullimit rrugor.