Ministri Rexhepi inspekton zbatimin e IBM-së në Merdare

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, gjatë inspektimit që i ka bërë zbatimit të IBM-së në vendkalimin kufitar në Merdarë, ka shfaqur kënaqësinë me funskionimin në praktikë të kontrollit të përbashkët kufitar mes Kosovës e Serbisë, për herë të parë që nga lufta e vitit 1998-1999.“Madje edhe Komisioni Evropian ka qenë i kënaqur me marrëveshjet e Kosovës. Natyrisht, nëse duhet të përmirësohet diçka, do të bëhet, në veçanti në Jarinë. Pas të gjitha këtyre, kjo ka filluar sipas planit, përfshirë edhe numrin e policëve dhe të doganierëve, ashtu siç është paraparë me Protokolin e Marrvëshjes”, u shpreh Rexhepi.Më herët, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.Sipas tyre, autoritetet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.Më herët Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka përgëzuar palët.“Mendoj se ajo që kemi parë mes Serbisë e Kosovës ishte një përparim i shkëlqyer. Ne vetëm mund të inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjitha palët, që të qëndrojnë në këtë rrugë. Mendojmë se është absolutisht e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se nga perspektiva e Bashkimit Evropian, integriteti territorial është pa dyshim suprem”, u shpreh Westerwelle.