Ahmeti dhe Gruevski me sfida të përbashkëta

Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI janë zotuar për angazhimin e tyre për parandalimin e provokimeve dhe tensioneve ndëretnike.Liderët e këtyre partive, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të tyre sot kokë më kokë në Qeverinë e Maqedonisë kanë dalur me një deklaratë të përbashkët duke numëruar çështjet aktuale në vend si dhe prioritet si dhe sfidat e tyre si pjesë e pushtetit.“Lidhur me marrëdhëniet ndëetnike dy liderët kanë folur edhe për ngjarjet lidhur me manifestimet për Ditën e Flamurit Shqiptar, ku në opinion kjo u pa si provokim. Dy liderët janë dakorduar se bashkëjetesa multietnike dhe multifetare janë të rëndësishme për shoqërinë. Bashkësitë etnike duhet të respektohen dhe të bashkëpunojnë. Çdo bashkësi etnike duhet të respektojë identitetin e tjetrës dhe se ato kanë të drejtën e shprehjes së identitetit të tyre, por duke mos shkaktuar dhe lënduar ndjenjat e pjesëtarëve të bashkësive tjera etnike apo çështje që janë në interes shtetëror”, thuhet në deklaratën e përbashkët.Ahmeti dhe Gruevski janë dakorduar që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të ndikuar në tejkalimin e këtyre sfidave në frymën e respektimit të tolerancës dhe mirëkuptimit ndëetnik. Ata apeluan që qytetarët dhe grupe të caktuara të përmbahen nga provokimet dhe të parandalojnë keqpërdorimin e marrëdhënieve ndëetnike për qëllime politike.Ahmeti dhe Gruevski janë dakorduar për vazhdimin e realizimit të programit qeveritar, luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, reformat administrative dhe ligjore, përmirësimin e gjendjes socialo-ekonomike, zhvillimin e marrëdhënieve ndëetnike dhe në planin e integrimeve evroatlantike, duke i shikuar si prioritete kyçe për të ardhmen e vendit.