400 mijë euro investim dhe 10 punësime për shtetësinë e Maqedonisë

Në rast se dëshironi të përfitoni shtetësinë e Maqedonisë si investitorë, atëherë duhet të bleni pronë me vlerë prej 400 mijë euro dhe të punësoni 10 persona Këto janë masat e reja për ndryshimin e ligjit për të huajt dhe ligjit për nënshtetësi, me qëllim të përfitimit të shtetësisë së Maqedonisë, nga investitorët e huaj.Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev theksoi se këto ndryshime do të bëhen me qëllim përfitimin dhe tërheqjes së kapitalit të huaj.Sipas tij, qeveria miratoi masa për ndryshimin e Ligjit për të huajt në drejtim të mundësimit që shtetasit e huaj të fitojnë interval më të madh kohor për qëndrim në Republikën e Maqedonisë dhe për marrjen e shtetësisë.“Qëllimi është që të ketë lehtësime reale dhe stimulim të shtetasve të huaj për të investuar në Maqedoni. Kjo bëhet edhe për shkak se interesi i të huajve për të blerë prona në Maqedoni është shumë i vogël”, ka theksuar Gjorgjiev.Çdo shtetas i huaj që blen pronë (shtëpi apo apartament) në Maqedoni, me një vlerë së paku 40 mijë euro, menjëherë mund të përfitojë qëndrim njëvjeçar në Maqedoni, me mundësi që më pas të plotësojë kushtet edhe për të aplikuar për shtetësinë e këtij vendi.Ndërsa me masën e dytë të ndryshuar, një shtetas i huaj nëse investon 400 mijë euro dhe punëson 10 persona, ai menjëherë do të marrë shtetësinë dhe pasaportën e Maqedonisë. Kjo masë e re vlen për të gjithë shtetasit e huaj