Serbia paralajmëron plan për Kosovën
Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Qeveria e Serbisë së shpejti do të dal me një plan për çështjen e Kosovës me të cilin do të mundohet të ofroj një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë problem.Vulin, i cili është edhe lider i Lëvizjes së socialistëve, duke iu drejtuar anëtarëve të këtij subjekti politik ka thënë serbët e veriut të Kosovës janë krenaria e Serbisë.“Mund të ju them se ne atë dokument të shitjes nuk e kemi nënshkruar dhe me ne askush nuk ka bërë pazar.Mos i akuzoni serbët e Kosovës për ngecjen tonë në rrugën drejt të Evropës dhe mos të thotë se ata janë ngarkesë, pengesë dhe problem. Problemi më i madh është korrupsioni, kriminaliteti e papunësia, ndërkaq serbët e Kosovës janë krenaria jonë”, ka thënë Vulin.Ai ka theksuar se kjo qeveri do të respektoj të gjitha marrëveshjet që janë arritur nga ekzekutivi i kaluar në Bruksel.