Nis sot zbatimi i marrëveshjes së kufirit Kosovë-Serbi
Nis sot zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë.Marrëveshja pritet të nis zbatimin vetëm në Merdare sepse në Jarine ende nuk kanë përfunduar punimet.Institucionet kosovare janë gati që sot të nisin zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të Kufirit (IBM).Udhëheqësi i ekipeve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, Fisnik Rexhepi, njëherësh këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme,se çdo gjë është gati për zbatimin e marrëveshjes.“Ne tashmë i kemi finalizuar të gjitha përgatitjet për të pritur autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë për të operuar në pikën kufitare në Merdare. Dhe, në bazë të punëve dhe dinamikës të cilat po bëhen ne presim që çdo gjë të jetë gati për fillimin normal të punës”, tha Rexhepi.Ndërkohë, edhe zyrtarët serbë njoftuan se në Jarinë, ku punët në ndërtimin e infrastrukturës po vazhdojnë ende, do të nisë sot zbatimi IBM-së.Kjo u konfirmua nga shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialogun teknik me Prishtinën, Dejan Paviçeviç i cili theksoi se qytetarët do të kalojnë nëpër vendkalime vetëm me letërnjoftime.Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, tha se zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është një obligim i të dyja shteteve dhe garantues i saj është Bashkimi Evropian.Tahiri e bëri këtë deklaratë, duke hedhur poshtë zërat se marrëveshja nuk do të zbatohet në tërësi ashtu siç thuhet.“Unë jam e bindur se kjo marrëveshje do të zbatohet, aty-këtu mund të paraqiten pengesa, mirëpo është koha që të gjithë ata që kanë jetuar larg këtij realiteti, tani ta pranojnë këtë realitet, sepse, në fakt, marrëveshja e IBM-së është në dobi të paqes dhe stabilitetit në mbarë rajonin. Po është e rëndësishme në vendosjen e një rendi ashtu siç e thotë marrëveshja që të dy shtetet me kushtetutat dhe ligjet e tyre zbatojnë kontrollin kufitar, angazhohen për rritje të sigurisë etj”, shtoi Tahiri.Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit parashikon praninë e policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë, si dhe ata të Serbisë, por edhe të EULEX-it.Serbët e veriut në vazhdimësi kanë kundërshtuar praninë e zyrtarëve të Kosovës në vendkalimet kufitare, gjë që shërbeu edhe si shkas i protestave dhe bllokimit të rrugëve që çojnë drejt këtyre vendkalimeve.Zyrtarët e Policisë së Kosovës deklaruan se do të jenë të pranishëm në vendkalimet kufitare në veri.“Policia e Kosovës në bazë të marrëveshjes së arritur të IBM-së, ka qenë e gatshme dhe do të zbatojë vendimin, i cili rrjedh për marrëveshjen e IBM-së. Kështu që është e gatshme të fillojë me kohë punën dhe do të jetë prezent dhe lëvizja deri në pikat kufitare, do të bëhet ashtu siç ka vepruar deri tani”, tha Kelani.