Bruksel, përgatitet veto e dyfishtë për Shkupin
Burime diplomatike pranë Komisionit Evropian (KE) në Bruksel paralajmërojnë se për Maqedoninë po përgatitet veto e dyfishtë.Autoritetet e Shkupit do të marrin një veto të dytë, që do të kushtëzojë vendin që të zgjidh emrin dhe më pas të vazhdojë me procesin e integrimit në BE.Mediat në Maqedoni theksojnë në takimin e së martës të ministrave të jashtëm të BE-së, po përgatitet një skenarë që Maqedonia mund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në qershor 2013, por vetëm me kushtin që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të ketë përparime në zgjidhjen e kontestit të emrit.Sipas mediave maqedonase, për këtë skenarë po angazhohet eurokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle.Burime diplomatike në Bruksel këtyre dy ditëve kanë zhvilluar takime intensive se cilat do të jenë konkluzionet për Shkupin dhe lidhur me fatin e këtij vendi në planin e integrimit dhe kushtëzimet për fillimin e negociatave për anëtarësim.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Delavekuras deklaroi dje se vendimi i Athinës është i qartë se Shkupi nuk do të fillojë negociatat për anëtarësim, pa zgjidhjen e kontestit të emrit.