Hysa, përfaqësuesi i Kosovës në Beograd?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 11:55
Përfaqësues i Kosovës në Beograd, pritet të jetë ambasadori aktual i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime brenda kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.Siç bëjnë të ditur mediat, ministri Enver Hoxhaj, pritet që t`i dorëzoj listën me tre emra ku është i përfshirë edhe Hysa kryeministrit Hashim Thaçi dhe pastaj ai do të zgjedh njërin prej tyre.