“New York Times” sulmon Hagën

E përditshmja amerikane “New York Times” ka akuzuar Gjykatën e Hagës se ka realizuar dënime selektive për krimet e luftave në ish-Jugosllavi.Në një artikull të saj “New York Times” vlerëson si jornormal faktin se pothuajse të gjithë të akuzuar serbë për krime lufte gjatë luftrave të Jugosllavisë janë dënuar, ndërsa ata të etnive të tjera janë liruar.Sipas gazetës, një prej më të mëdhave në botë, këto dënime nuk reflektojnë balancën e krimeve të ndodhura në terren.”Më shumë serbë u zhvendosën dhe u spastruan etnikisht gjatë luftrave në Ballkan, se sa çdo komunitet tjetër. Dhe në ditët e sotme, më shumë serbë mbeten të zhvendosur se komunitetet e tjera. Megjithatë, pavarësisht kësaj, pothuajse askush prej drejtuesve të këtij genocidi ndaj tyre nuk është vendosur përpara drejtësisë” deklaroi David Harland, drejtori i OKB-së për çështjet civile në Bosnje.Në artikull, Hartland theksoi se nuk ndien ndonjë simpati të veçantë për serbët, se rrezikoi disa herë jetën gjatë rrethimit të Sarajevës dhe se ka dëshmuar kundër Slobodan Miloseviç dhe Radovan Karadxhiç në gjyqet e tyre në Hagë, por sipas tij, “plagët e Ballkanit” mund të mbyllen vetëm duke vendosur të gjithë fajtorët përpara përgjegjësisë për krimet e tyre.”Serbët kryen shumë prej krimeve më të shëmtuara të luftës, por ata nuk ishin të vetmit dhe nuk është as e drejtë dhe as e dobishme, që ata të mbajnë të gjithë barrën e krimeve të ndodhura” shtoi ai.