Regjistrohet një tërmet 3.7 ballë në Strugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 11:15
Një tërmet me intensitet 3.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur rajonin e Strugës, atë Ohrit dhe Vevçan-it në Maqedoni.Siç njoftojnë mediat maqedonase, tërmeti e ka patur epiqendrën 7 kilometra larg Vevçanit, në territorin e Shqipërisë, ndërsa më shumë është ndjerë nga qytetarët e rajonit të Vevçanit, Strugës, Ohrit dhe të rrethinave.Ndërkohë, nga tërmeti nuk rapotohet për dëme në njerëz apo dëme materiale.