Plagoset me armë zjarri zv.shefi i Zyrës Administrative në veri
Dushan Milisavleviç, zv. shef i Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, është plagosur të premten pak para mesnate nga persona të panjohur, ndërsa nga spitali në veri kanë bërë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë.Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë për Kosovapress se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën Sutjeska në veri të Mitrovicës, kur persona të panjohur deri tani që ndodheshin në një automjet në lëvizje, kanë shtënë në drejtim të viktimës.“Policia ka intervistuar katër persona në lidhje me rastin, ndërsa hetimet po zhvillohen në mënyrë të intensifikuar për të ndriçuar rastin sa më parë”, ka thënë Hoti.Në anën tjetër, Adriana Hoxhiç, shefe e Zyrës në veri, ka thënë për mediat serbe se shënjestër e sulmit nuk ka qenë vetëm viktima, por edhe tre kolegë tjerë të saj.