Flet gruaja e ambasadorit të vetëvrarë serb

Sanja Milinkoviç, gruaja e ambasadorit serb në NATO, që vrau veten në Bruksel të martën, tha se i shoqi i saj ishte diagnostikuar së fundmi me një sëmundje të rëndë. “Branko nuk mund ta përballonte faktin se do e jetonte pjesën e mbetur të jetës në një gjendje të tillë,” tha ajo për gazetën Kurir. Por ajo nuk e shpjegoi natyrën e saktë të sëmundjes së të shoqit, dhe shtoi se ai druhej se nuk do ishte në gjendje të përballonte kërkesat e pozicionit të punës. Milinkoviç, që është vetë diplomate në misionin e Serbisë në OSBE, tha se kur ajo e takoi të shoqin fundjavën e shkuar, ai dukej mirë me humor.