Emigrantët në Greqi, viktimat më të pambrojtur të krizës ekonomike
Vitet e fundit dhuna ndaj emigrantëve në Greqi ka marrë përmasa të rrezikshme. Kryesisht të huajt nga vendet e Lindjes se Mesme dhe nga Afrika bien cdo dite viktima nga pronaret, qytetare greke, si dhe nga antetare te Partise Neonaziste Agimi i Arte. Viktimat denoncojne problemet e tyre ne komisiaritet e policise, por pothuajse asnjëhere nuk denohet i dyshuari.Keshtu ndodh dhe me historine e publikuar ne agjencine Reuters, për 29-vjecarin egjiptian, i cili muajin e kaluar ishte viktimë e abuzimit dhe torturës nga pronari i tij grek në Salaminë, nje ishull i vogel afer Athines.Në deklaratat per agjencine Walid Taleb përshkruan se si për 18 orë me radhë pronari i tij furxhiu e kishte lënë të lidhur me zinxhirë nga qafa, duke e keqtrajtuar atë bashkë me tre të tjerët:"Më tërhiqnin si qen duke pirë birrë dhe duke qeshur. Mendoja se jeta ime kishte marre fund. Çdo herë që humbja ndjenjat ai me gjuante me force për të hapur sytë"-tregon ai.Talebi pas 18 orësh arriti të arratisej, por policia e mori atë nga spitali për shkak se ai nuk kishte dokumente për deportimin e tij.Së fundi, për arsye humanitare dhe nga propozimi i Ministrit të Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve N. Dendias, 29 vjeçari nuk do të deportohet.Ne nje raport te detajuar Reuters thekson se ne "Greqi, emigrantët janë viktimat më të mëdha dhe më të pambrojtur te krizës ekonomike."Megjithatë, Agjencia Reuters raporton se 29-vjecari nuk është i vetmi, në Greqi, qindra emigrantë behen viktima të dhunës, sulmeve raciste dhe indiferences se policisë.Nderkohe ajo paraqet foto shokuese të një tjetër emigranti nga Sudani, i cili në gusht ishte rrahur brutalisht nga anëtarët e Artë Dawn, sipas denoncimeve te tij.