Prishtina tërhiqet nga “kërcënimi” për EULEX-in
Kërcënimi i PDK-së për rishikimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX ka zgjatur fare pak.Pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se do të ndërmerrte një nismë për rishikimin e mandatit të këtij misioni, qëndrimi i tij ka ndryshuar.”Do të konsultohemi me të gjitha grupet parlamentare. Për momentin, nuk ka asgjë për të komentuar”, deklaroi të dielën Grabovci, duke mohuar kështu nisjen e kësaj procedure.Ndërkohë, një burim i “mirëinformuar” brenda partisë, deklaroi për të përditshmen “Koha Ditore” se në të vërtetë, rishikimi i mandatit të EULEX-it nuk është marrë kurrë parasysh dhe se deklarata ka pasur eksluzivisht vetëm qëllim për të dënuar arrestimin e Limajt në publik.Sipas të njëjtit burim, rishikimi i mandatit të EULEX-it mund të bëhet vetëm me iniciativën e presidentit ose të qeverisë dhe jo të grupeve parlamentare.