Kosovë, Krasniqi dënon sulmin në veri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar ashpër sulmin mbi punonjësit e Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, ku u plagos me armë zjarri zëvendësshefi i kësaj zyre.Ky sulm i rëndë dhe i paskrupullt është thellësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm nga të gjitha institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Ky veprim përveçse është një goditje për sigurinë e qytetarëve, është sulm mbi institucionin e Republikës së Kosovës, i cili kontribuon në kryerjen e shërbimeve administrative e lehtësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim kombësie në këtë pjesë të vendit”, njofton Zyra për marrëdhëniet me publikun e Kuvendit të Kosovës.“Sulmi mbi cilindo institucion të Kosovës është akt i rëndë që ndikon në destabilizimin e jetës institucionale dhe të shoqërisë në Kosovë, ndaj kushdo që e ka bërë këtë sulm barbar, duhet të marrë dënimin e merituar nga ana e organeve përkatëse të drejtësisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi në reagimin e tij.