Presidenti Nikoliç viziton Preshevën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2012, 20:54
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka qëndruar sot në Preshevë, ku ka vizituar filialin e ndërmarrjes për prodhimin e mobilieve “Simpo”.Nikoliç nuk është takuar me asnjërin nga përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevës si dhe me asnjërin nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe serbe.Kjo është vizita e parë e presidentit të Serbisë Tomislalv Nikoliç në Preshevë që kur është zgjedhur president.Ndërkaq lidhur me këtë vizitë deri tani nuk është prononcuar asnjëri si nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe as të partive politike.