Qan Presidenti qipriot kur kujton vendin e tij në Kongresin e Fedaratës
Nuk u permbajt dot dhe shpërtheu në lot presidenti qipriot, Dhimitris Kristofias, duke shpjeguar gjatë hapjes së Kongresit të Federatës se punes qipriote, rrethanat në të cilat Qipro negocioi te hynte Memorandum dhe dilemën qe ai kishte për tu perballur me të."Ne duhet të zgjedhnim mes një memorandumi dhe të një falimentimi të dhimbshëm të bankave, e cila do të na çonte në rrëzimin e ekonomisë Qipriote. Duke qene se siguruam disa çështje shumë themelore dhe të rëndësishme morëm përgjegjësinë për të shpëtuar ekonominë e ishullit," tha Kristofias.Gjithashtu ai tha se "pasi na është dashur të mbështetemi në Mekanizmin e Stabilitetet e dinim se kufijtë e ndryshimeve ndaj kërkesave dhe kushteve te Trojkës nuk do të ishin të pakufizuara.""Unë gjithmonë mendoj te mirën e punëtorëve, të mirën e njerëzve të thjeshtë. Unë ju siguroj se me këto vlera do të vazhdojë të luftojë me ju deri në minutën e fundit te frymes time, " shtoi Kristofia, i cili dukej i emocionuar dhe me lot ne sy.