Rritja e shërbimit shëndetësor, spitali i Gjirokastrës bashkëpunon me mjekët e Janinës
Përfaqësues të Spitalit të Janinës, një nga më të njohurit në rajon, kanë qenë të pranishëm në Gjirokastër ku janë takuar me homologët e tyre mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel shkencor dhe akademik mes dy institucioneve. Shkëmbimet rreth të rejave të fundit të mjekësisë dhe kualifikimit profesional, pritet të jenë pjesë e projekteve të programit ndërkufitar Intereg për shëndetësinë.Drejtori i Spitalit të Janinës, Llambos Jorgjopolus, dhe Armand Mamani, kreu i Spitalit “Omer Nishani”, kanë theksuar se marrëveshjet e bashkëpunimit në nivel ndërministror do të ndihmonin bashkëpunimin lokal.Sipas mjekëve dhe punonjësve të shëndetsisë në të dy vendet, numri i pacientëve shqiptarë që trajtohen në Janinë është të paktën 2 herë më i lartë se në spitalet e Jugut të vendit. Gjatë vitit 1997, spitali i Janinës përballoi mbi 500 raste ku persona të plagosur drejtoheshin për kurim pranë tij, ndërsa në Spitalin Universitar të Janinës vijnë në jetë rreth 1000 foshnjë çdo vit, fëmijë të banorëve të rajonit jugor të Shqipërisë.